Një balenë vrasëse është mësuar nga shkencëtarët të kopjojë gjuhën e njerëzve. Balena e quajtur Wikie, 14-vjeç është e mirëtrajnuar dhe në një studim të mëparshëm është mësuar si të kopjojë sjelljet e njerëzve. Ndërsa tani është regjistruar duke imituar fjalë si ‘hello’, ‘bye bye’ apo ‘një, dy’ ashtu si dhe emrin e trajnerit të saj, Amy.
“Balenat vrasëse përdorin hundën për të lëshuar zhurma, sikur të flasësh me hundë, dhe ne nuk po prisnim të ishte perfekte. Por u habitëm kur pamë sa pranë ishte,” tregon Dr Jose Abramson që ka drejtuar studimin.
Shkencëtarët donin të mësonin sa të afta janë balenat të imitojnë zhurmat, për të kuptuar si mësojnë në habitatin e tyre.
Imitimi i tingujve vokalë është përbërës kyç i një gjuhe dhe aftësia për ta bërë këtë është e rralë tek gjitarët, përveç njerëzve. Përpos inteligjencës, primatët e tjerë nuk janë të aftë të bëjnë diçka të tillë.
Burimi: The Independent