TV Mania

A do të rikthehet “Njerëz të Humbur”? Ndoshta, por Aida Shtino po

9 Shkurt 2018

A do të rikthehet “Njerëz të Humbur”? Ndoshta, por

Pasi foli për të shkuarën e emisionit “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino i rrëfeu Juli Krisafit në “Padite në Top Channel” dëshirat për të ardhmen e formulës:

“’Njerëz të Humbur’ është si një fëmijë i rritur me shumë dashuri me shumë përkushtim. I kam përkushtuar gjithë jetën time. Më shumë rrija në punë sesa me familjen time. Madje djali më thoshte ‘i gjete gjithë të humburit, po mua...’ Duke marrë parasysh që ‘Njerëz të Humbur’ kishte pas një armatë të tërë, një strukturë. Databazën më të madhe të njerëzve të humbur e kishim ne dhe sigurisht që nuk do të doja asnjëherë të ndërpritej. Kjo ndërprerje nuk është bërë për fajin tim. Shpresoj, sepse njerëzit janë të interesuar, të hapet një dritare televizive që të rifillojmë edhe më fuqishëm. [...] Duke marrë parasysh që këto emisione i shërbejnë gjithë komunitetit, janë shumë të nevojshme në televizion.”

Fati i “Njerëz të Humbur” është ende i pavendosur, pavarësisht dëshirës së Shtinos për t’u rikthyer. Ndërkohë, ajo zbuloi se po punon për një libër, frymëzuar nga ndodhi të vërteta të vitit 2001, në Urbino. Shtino rikthehet në skenë si shkrimtare:

“Prindërit e mi, familja, por edhe shoqëria më thoshin që gjithë ato histori duhet t’i shkruaj. Dhe me veten time thoja që do t’i shkruaj kur të jem në moshë, kur të dal në pension. Prisja atë kohë. Para disa vitesh pata një ftesë në Itali nga një gazetar italian, i cili kërkonte një familje këtu në Shqipëri. Atje mësova një histori jashtëzakonisht interesante për Italinë dhe Shqipërinë. Një histori që mua më dha shkas dhe më bëri të ulem të shkruaj diçka. Kam filluar, jam në hapat e parë, është një eksperiencë e re për mua. Besoj se do të jetë një roman historik, letrar.

Është bazuar mbi disa të dhëna historike të cilat kanë ndodhur realisht. Historia ndodh në ditët e sotme në një kishë në qytetin e Urbinos në Itali. Duke u restauruar, bie kupola dhe nga gërrmimet gjendet varri i një kardinali i cili nuk ishte i pasqyruar në asnjë dokument. Më thellë gjejnë një labirint, i cili i çoi gërrmuesit në pallatin e Papa Klemente Albanit që ndodhet në Urbino.”