Koleksioni i Vjeshtë/Dimër 2018 nga Fendi kishte në qendër modën e lartë, miksuar me detaje argëtuese. Në pasarelë parakaluan fustane me shpatulla të gjera dhe pallto, të cilat janë përshkruar si “uniforma romantike e një gruaje të fortë dhe të fuqishme.”
Karl Lagerfeld, nga ana tjetër, drejtor kreativ i Fendi, tha se “që kur isha fëmijë,mendoja se luksi qëndronte në një palë çarçafë të bardhë pambuku. Këtu nisën dhe këto veshje mbresëlënëse që po shihni.
Koncepti i koleksionit u frymëzua nga vitet ’80, nga filmat noir dhe nga ata fantashkencë. Për një hije moderne, Lagerfeld përdori çizmet kaubojsësh përgjatë gjithë sfilatës.
Jetojmë në epokën e printeve dhe Fendi diti si ta shfrytëzojë këtë. Logoja me dy F të ndërthurura ishte e stampuar kudo: në pallto, çanta, çizme a pellushë. Detajet ishin të pafundme.