Gjatë javës Parisiene të modës publiku vuri re diçka tejet të pazakontë. Të gjitha modeleve të cilat sfiluan në pasarelë u kishin “mbirë” lulet në fytyrë. Në fakt bëhet fjalë për mënyrën se si stilisti japonez Kai Nonomyia e kishte konceptuar sfilatën.
Vajzat të cilat parakaluan ishin detyruar të vendosnin në fytyrë tufa të mëdha me lule të cilat i pengonin edhe shikimin. Sipas Kai tiparet e modeleve duheshin mbuluar patjetër me diçka në mënyrë që veshja të merrte të gjithë vëmendjen e duhur nga publiku.
Kjo nuk është e vetmja zgjedhje e çmendur që stilistët kanë demostruar këtë vit në pasarela. Në javën e modës në New York modelet sfiluan me paruke pubike të cilat të themi të drejtën nuk na i kishin zënë sytë më parë në sfilata.