Muzika

Ja DJ-t më të paguar në botë

2 Shtator 2014

Ja DJ-t më të paguar në botë

Forbes publikoi listën e Dj-ve më të paguar në botë. 

Producenti britanik Calvin Harris zë vendin e parë me 46 milion dollarë fitime gajtë 2014-ës. Ai rrëzoi nga vendi i parë Tieston, i cili fitoi 32 milion dollarë.

Kjo është hera e parë që Harris futet në listë. Dj-i tha për Forbes: "Musika dance ka marrë hov astronomik këto 2 vitet e fundit. Unë qëllova në vendin e duhur, në kohën e duhur.

Calvin Harris u bë pjesë e historisë, kur u bë i pari artist me 9 këngë nga i njejti album në klasifikimin e 10 këngëve më të mira.

David Guetta ishte klasifikuar në vend të tretë me 30 milion dollarë fitime. 

Ja lista e plotë:

1. Calvin Harris - $46m 

2. Tiesto - $32m 

3. David Guetta - $30m 

4. Swedish House Mafia - $25m 

5. Deadmau5 - $21m 

6. Avicii - $20m 

7. Afrojack - $18m 

8. Armin van Buuren - $17m 

9 . Skrillex and Kaskade - $16m 

11. Steve Aoki - $14m(£9m)

12. Pauly D and Diplo - $13m