Konfliktet vazhdojnë në Irak, por ekziston një pjesë tjetër në vend që nuk është prekur nga luftrat. Erbil, i njohur edhe si Irbil apo Haëler është vendi i preferuar i vizitorëve, i pasur me qendra tregtare dhe klube nate. Gratë rrallë i mbulojnë flokët, pantallonat e shkurtra nuk i tërheqin vëmendjen të ashtuquajturve ‘policëve të moralit’ dhe alkooli mund të blihet lehtësisht, për rreth 10 dollarë pija.
Erbil-i ofron disa opsione argëtimi mbrëmjeve, hotelet kanë bare të denja, ka club-e që shërbejnë gota të mëdha birre të ftohtë dhe ka ekrane të mëdha ku mund të shohësh futboll. Vizitorët gjithnjë e në rritje, vijnë kryesisht nga Britania dhe e dinë mirë çfarë duan të bëjnë për t’u argëtuar. Një koktejl tek Onyx, një restorant i rafinuar me muzikë xhaz, pastaj rrëshkasin tek Lotus Club, që është një nga vendet më të mira në Erbil. Atje gjen gjithçka kërkoni nga një club nate, sikur jeni në Londër. Jo më kot mijëra iranianë të rinj i drejtohen Erbilit çdo fundjavë për të shijuar jetën e natës, heqin hixhabët dhe lëshojnë flokët, gati për të festuar.
Ka më shumë lokale nate se xhami në Erblin, vendi është kthyer në mekën e argëtimit në atë rajon.
Të gjitha janë normale atje, fustanet e shkurtra, fundet, takat, barku përjashtë. I vetmi ndryshim me lokalet në Britani është numri i mad hi truprojave dhe diferenca e madhe në numër vajza dhe burra. Mund të ndodhë edhe të vihesh pak në siklet nga shikimet e burrave të pranishëm në klub, por përveç kësaj, ndjesia që të jep Erbili dhe jeta e natës atje, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën, frikën dhe kaosin në pjesën tjetër të Irakut.