Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Binjakët dhe Gaforrja

2 Prill 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Binjakët dhe Gaforrja

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Binjakët dhe Gaforrja

Mërkuri është ende në prapavijë, një pengesë nga 22 marsi dhe do të përfundojë më 15 prill. Kjo do të thotë se gjatë gjysmës së parë të prillit do të jeni të zënë me ribërjen, riorganizimin, ridizajnimin dhe rishikimin e punëve që mendonit se i kishit përfunduar, por ende ka nevojë për kujdes. Do të keni vonesa, ndaj vetëm shkoni me rrjedhën. Ka të ngjarë të shihni të paktën një mik apo koleg të dashur që nuk e keni parë për një kohë të gjatë dhe do të jetë kënaqësi për t'u ritakuar pas kaq kohës.

Me hyrjen e muajit, hëna e plotë e 31 marsit do të vazhdojë të ketë një ndikim të fortë në jetën tuaj dashurore. Do doni të jeni të lirë dhe të shijoni kënaqësitë e jetës, por Saturni dhe Marsi do kontrollojnë shpenzimet tuaja, duke ju ndaluar të harxhoni shuma të mëdha. Kjo situatë mund të ndikojë në jetën tuaj shoqërore dhe duket sikur njëkohësisht keni detyrime të vazhdueshme financiare, ndaj duhet të numëroni qindarkat. Megjithatë ju jeni një manipulues i lindur, ndaj shihni si do ndiheni. Sa më i rëndësishëm eventi ku doni të jeni pjesë, aq më të motivuar do jeni të gjeni paratë për të shkuar.

Nëse jeni të vetëpunësuar, biznesi do të jetë i shpejtë, dhe nëse punoni për të tjerët, detyrat e reja që do t’ju besohen, do të tregojnë talentet tuaja në një mënyrë të veçantë. Projekte të reja këtë muaj mund të hapin derën për projekte të tjera më të mira. Nëse punoni në shitje, do të përfitoni një porosi prestigjioze. Jupiteri do të punojë me Plutonin në mes të muajit, nga projektet tuaja dhe shtëpitë financiare - ky është një tregues i fortë se jeni afër një marrëveshjeje fitimprurëse.
Ky bashkëpunim i Jupiterit dhe Plutonit do t’ju ndihmojnë nga ana shëndetësore. Nëse duhet të vizitoheni, shtyjeni për pjesën e dytë të muajit, por nëse është urgjente s’keni ç’bëni, duhet të shkoni.

Po mendoni të bëni miq të rinj? Ky është momenti i duhur. Hëna e re e 15 prillit është moment ii duhur për t’iu bashkuar një klubi social apo profesional. Do të arrini një rritje të madhe personale nga shoqërimi me njerëz të tjerë. Ata do të ekspozojnë drejt mendimeve të reja prandaj dil atje jashtë dhe soializohu!

Hëna e plotë e 29 prillit kërkon finalizimin e një projekti. Nëse keni nevojë për më shumë kohë, maksimumi që do t’ju jepen janë katër ditë. Mund të fitoni publicitet gjatë kësaj kohe dhe të intervistoheni në shtyp dhe televizion. Fotoja juaj do të dalë gjithandej!

Në fund të muajit Afërdita do të hyjë në shenjën e Binjakëve në 24 prill deri në 19 maj, duke nisur një cikël të ri romantik. Afërdita do t’ju ndihmojë të arrini një balancë tjetër në jetë. Ecni me vetbesim, njerëzit do t’ju vënë re dhe do t’ju admirojnë. Dikush mund t’ju ngacmojë zemrën, dhe nëse diçka e tillë ndodh, filloni me një kafe dhe shihni ku do t’ju nxjerrë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Binjakët dhe Gaforrja

Nëse po kerkoi një vend të ri për të jetuar, ose jeni përfshirë në një çështje rinovimi dhe po pyesni veten kur do të jeni gati të zhvendoseni, rrugën e keni të hapur përpara. 1 prilli është dita për të marrë vendime të reja për shtëpinë. Një Gaforre ndihet gjithnjë mirë kur çështjet e shtëpisë janë vënë në vijë dhe e gjithë familja është në harmoni.

Por do të keni ca pengesa të vogla. Burri, ishi, i dashuri ose një tjetër person i lidhur me shtëpinë tuaj nuk do të bjerë dakord me ndryshimet që po bëni në jetën tuaj. Ky person po ju ofron të gjitha arsyet e mundshme pse po veproni gabim.

Inkurajojeni këtë person të shprehë hapur ndjenjat dhe përpiquni ta dëgjoni ndonëse do të preferonit të mos e bëni. Vetëm duke i bërë qejfin mund t’ju lindin ide të reja që do ta qetësojnë sadopak. Nëse keni fëmijë, ata do të jenë pjesa më e bukur e gjithë kësaj.

Hëna e re e 15 prillit do ta zhvendosë menjëherë vëmendjen tuaj drejt karrierës. Po ia dilni shumë mirë dhe po i tërhqini vëmendjen njerëzve me influencë, pavarësisht faktit se jeni shqetësuar se mos nuk do qëlloni në shenjë. Do të shihni progres nga fundi i vitit, por tani do të keni një strategji të  dhe nëse vazhdoni kështu do të ofroni idetë e reja.

Ndiheni aventurierë dhe me aftësi sipërmarrëse, ndaj ndiqni instiktin.

Nëse jeni kreativë, do të përfundoni një projekt të madh që që do t’ju japë përkrahje dhe përfitime. Këtë vit Jupiteri do të zhvendoset në shtëpinë tuaj të pestë për herë të parë pas 2005-2006 dhe ju do të ktheheni në një fabrikë idesh. Ki vetbesim në gjithçka ke për të ofruar, pasi mund të godasësh me një ide shumë të suksesshme që do të ndryshojë rrugën e jetës tënde. Ke shancin të bëhesh shumë i famshëm me punën tënde.

Do të inkurajoheni të dilni dhe të socializoheni më shumë, do të takoni njerëz të rinj, do të shkoni në evented he vende të reja.

Nëse po dilni seriozisht me dikë, mund edhe ta zyrtarizoni lidhjen tuaj me fejesë apo martesë. Pavarësisht statusit tuaj, marrëdhënia juaj është e qëndrueshme dhe jetëgjatë.

Nëse jeni të martuar mund të planifikoni të bëni diçka bashkë, si të blesh një shtëpi ose të bësh një fëmijë.

Saturni drejton aktualisht sektorin tuaj të martesës, ndaj nëse jeni të lidhur partneri mund të jetë duke kaluar një fazë të vështirë dhe mund të ketë nevojë për ndihmën tuaj.

Mbani një sy tek konkurrentët këtë muaj që duken shumë jashtë kontrolli dhe të dëshpëruar për shitje. Ju mund ta fitoni këtë garë.

Mbani kokën lart Gaforre, dhe mbani mend gjithmonë, ju jeni çmimi!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.