Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Peshorja dhe Akrepi

2 Prill 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Peshorja dhe Akrepi

 

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Peshorja dhe Akrepi

Do ta filloni muajin duke përdorur në mënyrën më të mirë të mundshme aftësitë tuaja diplomatike. Duket sikur do të hasni në disa situata delikate me partnerin tuaj në raport me atë që ju përket të dyve. Nëse familja juaj nuk është përshtatur mirë që në fillim me zgjedhjen që ju keni bërë për jetën tuaj thjeshtë lërini kohë, pasi me kalimin e kohës ata do fillojnë të kuptojnë faktin që ti ke të drejtë.

Fatmirësisht mendja juaj është e fokusuar tek ndjenjat, ndaj duket sikur jeni disi në ankth. Me ardhjen e Saturnit në Mars të gjitha portat do të hapen dhe mundësi të reja do të vijnë në jetën tuaj në çift.

Situatat e sikletshme nuk kanë për të zgjatur shumë kështu që bëni durim, ndryshimet e mëdha kanë  filluar të ndodhin që në datën 20 të muajit të kaluar kështu që prisni deri më datë 15 të këtij muaji për të parë rezultatin final.

Nëse ju dhe njeriu i zemrës po bëni plane për të ndërtuar diçka të paluajtshme bashkë, 15 ditëshi i dytë i këtij muaji do të jetë koha ideale për të filluar. Megjithëse me disa mosmarrëveshje të vogla me njëri- tjetrin ju do të arrini të realizioni së bashku atë që të dy keni patur në mendje.

Hëna e plotë këtë e këtij muaji ka për të qenë një aleate shumë e mirë e financave tuaja. Ky me shumë mundësi ka për të qenë muaji në të cilin do të shpëtoni sa hap e mbyll sytë nga borxhet dhe faturat e prapambetura.

Gjithashtu Hëna e plotë do t’ju ndihmojë e do t’ju japë shtysë dhe fat të gjithëve ju që po shpresoni për një ngritje në detyrë. Yjet parashikojnë se kjo ngritje e cila ka për të ardhur shumë shpejt ka për të qenë një hap shumë i rëndësishëm në karrierën tuaj .

Nëse jeni duke shitur ose blerë prona, do të merrni një vendim tani dhe do të bini dakort për një çmim që ju pëlqen. Kjo kohë duket se është shumë e favorshme edhe për ata të cilët kanë menduar të blejnë pasuri të paluajtshme, pasi do ta arrijnë të negociojnë çmimin më të mirë dhe të përmbushin qëllimin e tyre.

Dashuria do të jetë në kulmin e saj pas datës 24 të këtij muaji e deri më datë 19 të muajit të ardhshëm. Sigurohuni që në planet tuaja të jetë edhe një udhëtim pasi gjendja e mirë financiare dhe sigurisht koha  e lulëzimit të dashurisë ju fton për aventura të reja.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2018: Peshorja dhe Akrepi

Ky muaj do të jetë i mbarë për të gjithë individët e shenjës së Akrepit. Hëna e plotë e Marsit do t’ju bëjë që me domosdoshmëri të kërkoni disa ditë pushim dhe paqe në fillim të këtij muaji. Puna, shkolla, shtëpia dhe aktivitete të tjera të kësaj natyre duket sikur ju kanë lodhur më shumë nga sa duhet kështu që merrni në kosideratë një pushim 3 ditor për veten. Nëse keni fëmijë do t’ju sugjeronim që në këto ditë relaksi t’ja besoni mamasë, vjehrrës apo ndonjë dadoje. Heqja dorë nga përgjegjësitë e kohëve të fundit, megjithëse për një periudhë të shkurtër në vetvete ka për të qenë një reklas.

Sfida dhe mundësi të reja ju presin, kështu që do t’u këshillonim të tregoheni të kujdesshëm me zgjedhjet që do të bëni. Merrni kohën që ju duhet dhe mos u nxitoni aspak në marrjen e vendimeve.

Dita më e mirë e këtij muaji për ju do të jetë data 23 kështu që qëndroni në pritje të asaj çfarë yjet kanë rezervuar për ju në këtë datë.

Në planin familjar jeta juaj ka për të shkuar mrekullisht mirë, madje ju do të arrini që t’i zgjidhni disa probleme delikate disa personave të cilët janë shumë të rendëshëm për ju.

Nëse deri më tani keni qenë në pritje të firmosjes së ndonjë kontrate, fundi i këtij muaji ka për të qenë koha e shumëpritur. Ajo që ju po kërkonit ka për t’u bërë e juaja për të justifikuar kështu të gjithë mundin dhe përpjekjen që keni bërë për ta arritur.

Një projekt surprizues ju pret kështu që mundohuni t’i jepni rëndësi. Bashkëpunoni me të gjithë kolegët dhe tregohuni miqësorë me ta.

Hëna e plotë e e 29 prillit do të influencojë për mirë edhe në financat tuaja.

Së shpejti do ta shihni veten në një sipërmarrje e cila do t’ju japë një rehati ekonomike. Kjo do t’ju shtyjë që të ndërmerrni me shumë siguri ndonjë hap drejtë zyrtarizimit të lidhjes që keni.

Nëse jeni të martuar kjo periudhë kë për të qenë e favorshme për realizimin e planeve tqë cilat mund të lidhen me udhëtimin në çift.

Ky muaj do të jetë aq i mbarë sa edhe kalimi i ndonjë vështirësie do t’ju duket më i lehtë se kurrë .

 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.