Social Buzz

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

23 Prill 2018

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

Si beqare që isha asokohe, normalisht kisha dëshirë dhe ndjehesha gati për njohje të reja. Meqë në rrethin që unë njihja, në punë apo palestër nuk kishte asnjë që të më tërhiqte, shpresa ime ishte te njohjet virtuale. Problemi qëndronte se mua nuk para më shkruanin, derisa kuptova se duhet t’i shtyja unë të më shkruanin.

Jo më kot deri atëherë nuk kisha qenë hiç po hiç e suksesshme në rrjete sociale. Dua t’ju tregoj gabimet e mia, çfarë ndryshova dhe si ia dola më pas, që inbox- i të më gëlonte nga sms- të.

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

1. Shkruajta në bio (aty ku shkruhen të dhënat)

Më parë mendoja se të mos shkruarit asgjë në profilin tim do të më bënte të dukesha e rezervuar apo më mirë akoma, misterioze. Në të vërtetë dukesha shumë e zakonshme, e mërzitshme dhe nuk i jepja dikujt tjetër as shkëndijën më të vogël që do ta ndizte dhe do ta shtynte të qëndronte për pak minuta në llogarinë time. Sikur një fjalë të vetme të vendosni do t’i shtyni njerëzit të mendojnë: Hmmm, pa prit pak.

Çfarë të shkruani? Ç’të dëshironi, një shprehje nga një mendje e zgjuar, një lojë fjalësh, gjithçka. Çdo gjë është shumë më mirë se asgjë.

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

2. Pak dhe saktë

Thjesht sepse një aplikacion ju lejon të hidhni shumë foto, s’do të thotë që ju duhet ta bëni këtë. Kjo sepse sa më shumë foto të hidhni aq më shumë rritet probabiliteti që ju të gaboni. Personi që është duke ju parë fotot do të kapet pas njërës ku ju nuk jeni në ditën tuaj më të mirë dhe kjo do ta stepë t’ju shkruajë.

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

3. Si foto të parë vendosa veten time

Vazhdojmë me rregullin e artë: fotoja e parë duhet të jetë GJITHMONË, po gjithmonë e juaja. Njerëzit kanë nevojë të shohin fytyrën tuaj dhe kur them fytyrën vendosni një fotografi të pastër dhe jo një ku jeni fotografuar që së largu, ku mezi dukeni dhe ku të tjerët detyrimisht do të pyesin veten: Ka gjë që nuk shkon me të? Mos po fsheh gjë?

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

4. Foto të trupit

Njerëzit do të nisin sërish të hamendësojnë për ju. Çfarë po mbulon që nuk ka foto të plotë të trupit? Ndaj hidhni një foto ku të duket i gjithë trupi juaj (s’është e thënë me bikini) çka tregon vetëbesim dhe transparencë. A do të fusni barkun brenda, do të nxirrni gjoksin para dhe vithet mbrapa? Sigurisht që po! Forca pra, kush është ajo që nuk e bën.

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

5. Foto pa meshkuj të tjerë

Tani që t’i bëjmë ca gjëra të qarta: nëse je vajzë dhe kërkon të njihesh me meshkuj shmang fotot me meshkuj të tjerë. Ti mbase mendon se duke hedhur foto të tilla tregon se sa e dëshiruar je, por më besoni, e gjitha kjo do të ketë efekt të kundërt.

Si ia dola të më shkruanin pafund meshkuj në rrjete sociale

6. Foto në grup? Sa më pak

E njëjta gjë vlen edhe për fotot në grup. Jo dhe jo! Me shumë mundësi i keni postuar foto të tilla për të treguar se sa gallatë apo të shoqërueshëm jeni. Dijeni se pala tjetër do të lodhet duke u munduar të kuptojë se cilët jeni ju nga të gjithë ata persona në foto. Lëreni pastaj nëse keni pranë në foto një femër shumë më të mirë se ju (mos e dhëntë Zoti) dhe ja ku vëmendjen e keni ndarë më dysh.

Diçka tjetër që mësova është se nuk ka problem t’i shkruash ti e para apo edhe ta ftosh për të dalë. Më parë mendoja se do të bëja figurë të keqe, se do të dukesha femër e lehtë derisa një mikesha ime më tha: Shiko, do të kesh kohë të tregosh se cila je. Tani thjesht vepro pa e menduar dy herë. Tani nëse jeni në palën tjetër, në atë të gjuetares dhe profili i dikujt ju ka tërhequr eleminoni me çdo kusht këto 3 gabime.

 1. Fillim i mërzitshëm bisede

Që të kuptohemi drejt mes nesh, jo më kot një shprehje interesante thotë se HEJ u thuhet kuajve. Kështu që në vend që të shkoni e t’i shkruani dikujt për herë të parë: HEJ, tregohuni pak më kreative. Nuk po them të delironi, dhe pse aq keq s’do ishte por ja për shembull ç’mund të bëni. Nëse dikush ka foto duke luajtur tenis mund ta pyesësh nëse luan për qejf apo merret edhe me kompeticione. Kjo është një pyetje e thjeshtë dhe interesante, që vështirë se do t’ju lërë pa një përgjigje mbrapsht.

2. Nuk kapni momentin

I bekuari togfjalësh Carpe Diem ju thotë të kapni moemntin. Nëse dikush pas disa bisedave ju pëlqen vërtet shumë mos vononi ta ftoni për të dalë. Ndryshe gjërat do të zbehen. Rriheni hekurin sa është i nxehtë.

3. Flisni, e flisni e flisni

Duke folur kaq shumë me dikë ndërkohë që ende nuk e keni takuar keni për të shkatërruar kiminë midis jush. Po folët kaq shumë orë e minut, ç’do t’ju mbetet për të thënë kur të dilni? Flisni me karar dhe kur të shikoni se biseda po bëhet vërtet shumë interesante, hidhni të shkretin hap të duhur një herë në jetë. Shkruajini: Po më shijon shumë kjo bisedë, si thua të dalim të pimë diçka?