Lëkura

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me akne

3 Maj 2018

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me

Kemi shkruar gjerë e gjatë për produktet më të mira për lëkurën. Madje ju kemi treguar dhe ç’përdorim vetë. Kështu që, një listë me larësit më të mirë për fytyrat me akne dukej si një ide e mirë.

Dermatologët rekomandojnë larës që përbajnë acid salicilik ose benzoyl peroxide pasi të dy e pastrojnë lëkurën në thellësi dhe parandalojnë akumulimin e papastërtive.

Larësit e mëposhtëm mund t’i gjeni në shumicën e farmacive të specializuara për produktet e kujdesit ndaj lëkurës.

Neutrogena Oil-Free Acne Wash Pink Grapefruit Facial Cleanser

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me

Ky është një larës klasik. Përmban acid salicilik dhe vitaminë C, si dhe vjen shumë erë e mirë.

Biore Charcoal Acne Cleanser

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me

Acidi salicilik i kombinuar me qymyr hyn thellë në pore dhe pastron gjithë vajin dhe mbetjet e ditës. Lëkura ndihet e freskët dhe pakëz e thatë. Mjafton ta shoqëroni me hidratues.

Neutrogena Rapid Clear Stubborn Acne Cleanser

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me

Ky larës ka benzoyl peroxide të përqendruar në masën 10% dhe do të sulmojë dhe aknet më të kokëforta. Mund të thajë lëkurën, kështu që nisni duke e përdorur një herë në javë dhe rriteni frekuencën e përdorimit me kalimin e kohës.

Differin Daily Deep Cleanser

Larësit më të mirë dhe të lirë për fytyrat me

Edhe ky larës ka benzoyl peroxide, por vetëm 5%. Bën të njëjtën punë si larësi i mësipërm, thjesht nuk shkakton tharje dhe irritim. Gjithashtu, përmban glicerinë për të hidratuar lëkurën.

Çmimet nisin nga $6 deri në $12.