Rasti i 6 motrave jetime nga një fshat i thellë i Kukësit u bë publik pak ditë më parë nga “Fundjavë Ndryshe”, ku njerëz të fushave të ndryshme, të njohur ose jo, reaguan me aq sa mundën për të ndihmuar vajzat, të cilat për shkak të mungesës së prindërve dhe kushteve të vështira ekonomike jetojnë në varfëri ekstreme.
Siç kuptohet edhe nga postimi në Instagram, qëllimi kryesor është ndërtimi i një shtëpie në Tiranë ku vogëlushet do të mund të jetojnë dhe shkollohen.
Deri tani vajzat janë nën kujdesje, por problemi është se çfarë do të ndodhë më vonë, kur buja mediatike të jetë zbehur dhe historia e tyre të harrohet.
Nisur me këtë çështje që përloti gjithë shqiptarët, Opinion do të realizojë një emision special më 5 qershor, për ta sjellë në vëmendje ashtu siç duhet një fenomen të tillë.
Shënim: Gjithë njerëzit që duan të ndihmojnë të drejtohen tek “Fundjavë Ndryshe”.