Si i keni patur punët me mushkonjat? Po ju tregojmë një recetë fantastike e cila do t’ju shpëtojë nga mushkonjat sonte dhe çdo natë tjetër.
Gërmoni nëpër shtëpi dhe nxrirrni nga aty ku mund ta keni vendosur, uthullën e mollës. Kjo lloj uthulle është shpëtimi në këtë rast.
Nëse në lëkurë keni ende pickime nga nata e mbrëmshme, e mira është që zonën në të cilën mushkonjat ju kanë pickuar ta lyeni me uthull, në mënyrë që ta dezinfektoni.
Më pas uthullën hidheni në një mbajtëse ose në një shishe të vjetër parfumi, me anë të të cilës ta spërkatni lehtësisht në të gjithë trupin.
Procedurën e spërkatjes duhet ta bëni çdo darkë. Ndërsa në mëngjes e mira është të bëni një dush për të larguar aromën karakteristike të uthullës.
Uthulla e mollës është një përbërës tërësisht natyral cili mund të përdoret pa frikë edhe në lëkurën e fëmijëve të vegjël.