Tema e së premtes në Anabel Mama ishte “Çifte që nuk përputhen seksualisht”, marrë shtysë nga rrethanat se si ndërtohen një pjesë e martesave shqiptare, ku mundësia që një femër të ketë eksperiencën e duhur për të zgjedhur partnerin ideal në shtrat është shumë e vogël. Ndodh që papritmas ajo e gjen veten çdo natë përballë një mashkulli, me të cilin përputhshmëria seksuale është thuajse zero, por jo vetëm ajo, edhe ai.
Burra pa dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale, gra pa dëshira, burra abuzivë, gra që ndihen të shfrytëzuara, çifte që duhen, por nuk gjejnë diçka të përbashkët kur bëhet fjalë për seksin etj, ishin disa nga letrat e grave shqiptare, të cilave fati nuk u buzëqeshi në këtë aspekt.
Problemi i parë është pikërisht ai që prisnim: martesat me mblesëri, ku realisht gratë nuk e dinë me kë kanë të bëjnë. Në rastin në fjalë, gruaja është shumë e dhënë pas marrëdhënies seksuale, është romantike dhe e çmon intimitetin, por ndoshta diferenca e moshës ka ndikuar që marrëdhënia ose të ndodhë rrallë, por të paktën t’ia vlejë, ose të jetë zero.
Megjithatë mund të ndodhë edhe e kundërta, ku është gruaja ajo që s’ka dëshirë për seks si në letrën e radhës, ku një grua rrëfen se para lindjes seksi ishte diçka e kotë për të, megjithëse partneri përpiqej vazhdimisht për të rregulluar situatën. Për fat të mirë, situata ndryshoi pasi u bënë prindër.
Duke u rikthyer pak tek rasti i parë, jo të gjitha gratë zgjedhin ta pranojnë fatin e tyre në heshtje, të kthehen e të flenë sa herë burri s’ka dëshirë, s’do apo s’mundet t’i kënaqë. Një tjetër rrëfen se krijon lidhje jo të qëndrueshme me meshkuj të ndryshëm duke u shprehur se nuk i intereson morali dhe s’ka pse rend pas një të dështuri, siç e quan ajo bashkëshortin.
Lidhjet e paqëndrueshme, pra thjesht seks, mund të kthehen në një lidhje të fortë. Pikërisht atëherë kur tradhtia kthehet në pasion e dashuri, ku ashtu siç shprehet gruaja në letrën e rashës, "nuk do dhe nuk mundet të heqë dorë".
Nuk mbarojnë martesat me mblerësi, ku sikur të mos mjaftonte mungesa e marrëdhënieve seksuale, një grua duhet të përballojë krizat e xhelozisë dhe dhunës.
Ndërkohë që një pjesë nuk ka patur fare eksperienca me meshkuj të tjerë para martesës, një tjetër jo vetëm që siç shprehet "i futi disa në laborator", por hoqi dorë përfundimisht duke u martuar me një turk. Konkluzioni: meshkujt shqiptarë kanë komplekse, janë krenar kot së koti, ndërsa gratë nuk marrin as guximin që të shprehen se marrëdhënia e tyre nuk është hiç mirë.
Tani vazhdojmë me një tjetër që i pati të gjitha në jetë; çokollatat dhe surprizat pa ndonjë arsye, pra shpirtin binjak...përveçse në shtrat. Ligji i kompesimit ndoshta? Megjithatë siç duket është mësuar me këtë situatë dhe e ka pranuar faktin e të kënaqurit me pak.
Nga çokollatat dhe suprizat e ëmbla, kalojmë pak tek egërsia, pickimet, shtrëngimet e forta më shumë seç duhet. S'ka aq qirinj e as çarçafë të kuq. Shkurt "më i egri i pyllit".
Ju si do vepronit në një situatë të tillë?
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.