Rita Ora do të mbajë sot një koncert në sheshin “Skëndërbej”. Artistja ka lajmëruar ardhjen e saj përmes një postimi të pak orëve më parë në Instagram, ku shfaqet me një look tërësisht të ndryshuar.
Rita do të ngjitet këtë herë në skenë si një kokëkuqe e vërtetë.
Artistja rikthehet sërish pas 6 vitesh, ku ju kujtojmë se për herë të fundit performoi në dy përvjetorë, atë të 100-vjetorit të Shqipërisë, si edhe në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Nisur nga postimi në Instagram Story artistja do të shoqërohet nga i ati.