Jada Pinkett Smith, bashkëshortja e aktorit dhe reperit Will Smith, tregoi disa detaje mbi familjen e saj në “Red Table Talk”, serial i prodhuar për t’u transmetuar online, dhe mbi faktin si reagoi Will kur pa të birin të vishej me fustane.
Djali i tyre Jaden kërkon shpesh të nxisë reagime përmes stilit të veçantë në të veshur, i cili nuk qëndron brenda kornizave që jemi mësuar shpesh. Sipas Jaden, një burrë mund të veshë funde e fustane dhe këtu s’ka asnjë problem.
“Ai [Will] s’e priti mirë, kjo gjë ishte e kuptueshme. Kujtoj momentin kur më telefonoi duke më pyetur menjëherë nëse kisha folur me Jaden. I thashë po dhe i theksova që Jaden është i lumtur me këtë gjë”, u shpreh ajo.
Pinkett Smith foli gjithashtu edhe rreth motiveve të të birit në lidhje me stilin, i cili frymëzohet nga dëshira për t’u dhënë njerëzve liri në të menduar dhe në të veshur, për t’i bindur të mos jetojnë brenda kutisë së tyre, por të fluturojnë të lirë.

Will dhe Jada u njohën në vitin 1995 dhe u martuan 2 vite më vonë. Ata janë prindër
të 2 fëmijëve, 19-vjeçarit Jaden dhe vajzës 17 vjeçare, Willow Smith. Smith ka edhe një djalë më të madh, 25- vjeçarin Trey, nga martesa me Sheree Zampino (1992-1995).
Burimi: People