TV Mania

Almeda Abazi shpërthen ndaj DWTS: ‘Edhe ujin e pagova vetë’

11 Qershor 2018

Almeda Abazi shpërthen ndaj DWTS: ‘Edhe ujin e pagova

Almeda Abazit iu besua prezantimi i “Dancing With The Stars”, gjë që e detyroi të qëndronte për disa muaj në Shqipëri. Por fill pas përfundimit të spektaklit, Almeda ka shpërthyer përmes një statusi në Insta Story, ku tregon mbi papërgjegjshmërinë e produksionit, që sipas saj nuk i ka mbuluar disa shpenzime ekstra gjatë qëndrimit në hotel.

Almeda Abazi shpërthen ndaj DWTS: ‘Edhe ujin e pagova

“Dua të ndaj diçka me ju të dashur miq, ndoshta nuk ju intereson shumë, por ndjej nevojën ta ndaj...Sapo bëra check-out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova edhe shpenzimet ekstra (pra ujin që kam pirë nga minibari) dhe laundry [lavanderi] që kam larë rrobat, edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi dhe përfitimi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing With The Stars Albania, duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Nuk është problemi tek pagesa, por ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk morë një “Mirë se vjen”, por edhe “përcjellja” që na bën më la pa fjalë, sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj që nuk ka të bëjë me shqiptarët, përkundrazi ndjeva dëshirën t’jua shpreh këtë në respekt të dashurisë që kam për ju dhe për respektin që keni treguar ndaj meje, por i adresohet totalisht produksionit. Faleminderit produksionit të Dancing With the Stars. Mirupafshim Tirana, të dua shumë!”

Almeda Abazi shpërthen ndaj DWTS: ‘Edhe ujin e pagova

Kujtojmë që partneri i saj ishte i ftuari special i natës finale të DWTS për të vallëzuar me Almedën.

 

?

A post shared by Almeda Say??man (@almeda92) on