Të paktë janë ata që e kanë nderin të shijojnë praninë e princit Harry dhe Meghan.
Së fundmi në internet po qarkullon një video, në të cilën shfaqen sozitë robotike të çiftit mbretëror.
Në finalen e Britain's Got Talent, mendohet të kenë qenë të pranishëm në publik një çift robotik, që ka zëvendësuar Meghan dhe Harry.
Drejtuesi i programit ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me çiftin në fjalë dhe kjo i ka kallur datën publikut dhe telespektatorëve.
Kjo nuk është hera e parë që personazhe të famshëm zëvendësohen nga sozitë e tyre robotike.
Para pak kohësh edhe zonja e parë e Amerikës, Melania Trump mendohet se pati të njejtin fat.