Kush do ta mendonte se të darkuarit me Cristiano Ronaldo-n do të ishte një stres më vete. Ajo që mund të konsiderohet pa frikë si një ëndërr e mbetur në sirtar për shumë vajza, është në të vërtetë një makth dhe ja pse.
Futbollisti i njohur Patrice Evra, shok skuadre me Cristiano-n dikur tek Manchester United, ka thënë me humor në një intervistë për ITV Sport se nuk do të pranonte më kurrë të darkonte me Rolando-n. Sipas tij, ylli i Portugalisë e ka ftuar për darkë, por s’kishte asgjë për të ngrënë.
“Nëse ju fton për darkë, mos shkoni. Pas një dite në stërvitje, shkova në shtëpinë e tij. Isha shumë i lodhur dhe doja vetëm të haja, por në tavolinë kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Asgjë tjetër, as pije freskuese”, ka rrëfyer ai.
Evra vazhdoi me të tjera detaje të darkës së famshme.
“Pasi mbaruam së ngrëni, Cristiano më ftoi që të bënim disa ushtrime me top. Ditën tjetër kishim ndeshje, pra më kishte ftuar për t’u stërvitur. Ai punon si robot, nuk di të ndalet”, përfundoi ai.
Në fillim menduam se do të ishin 4 vogëlushët e tij problemi. Po, e lexuat mirë: Cristiano Junior (8 vjeç), binjakët Eva Maria dhe Mateo Ronaldo (1 vjeç) të ardhur në jetë nga një lindje surrogate dhe më e vogla e familjes Alana Martina (7 muajsh), fëmija i parë i fubollistin me të dashurën Georgina Rodriguez.

Pra, nëse në një univers paralel Cristiano Ronaldo na fton për darkë në shtëpi, do të përgjigjemi njëzëri: “Jo, rrofsh!”...apo jo?!
Burimi: Top Channel