Mozzik dhe Loredana Zefi janë një prej dysheve më të këndshme të showbiz- it shqiptar. Bëjnë postime bashkë, thuajse gjithë kohës gjenden nën praninë e njëri- tjetrit, për të mos harruar pastaj edhe këngën “Madam”.
Por ja që në fund të ditës është një lidhje si gjithë të tjerat. Ku ka dashuri, ka dhe xhelozi.
Në llogarinë e tij në Instagram, vëllai i Mozzik, Getinjo postoi një video ku një fanse nga Moska kishte bërë tatuazh emrin e tij në qafë.
“Zëri na ka shkuar deri në Moscow (Moskë).” shkruan Getinjo.
Mes komenteve të shumta ra në sy edhe ai i Loredanës:
“Shyqyr që s’e paska shkruar Mozzik se tej Moskës kisha shkuar për t’ia hequr me lazer!!”
Pra ç'po më thoje më parë? Të pëlqen Mozziku?