Muzika

6 ish-grupe të vjetra shqiptare këngët e të cilave i dimë akoma përmendësh

22 Qershor 2018

6 ish-grupe të vjetra shqiptare këngët e të cilave i

Këngë dhe grupe të reja dalin çdo ditë, por në mbrëmje, një mendim a një tjetër na rikthen pas në kohë. E dimë mirë, që çdo periudhë a kujtim ka melodinë dhe këngën e saj specifike. Kësaj here, ndryshe nga të tjerat,  do të rikthehmi tek ish-grupet  më të famshme shqiptare, këngët e të cilave e gjejmë veten teksa i kërkojmë mbrëmjeve në YouTube.

1. The dreams

Kush nuk u dashura me Flori Mumajesin dhe djemtë e tjerë të grupit më në zë të viteve 2000? Të rinjtë e asaj kohe dinin çdo këngë dhe mezi prisnin performancat e djemve në festivalet që The Dreams merrnin pjesë.

Djemtë e parë të grupit ishin Flori Mumajesi, Erson Shabani (Soni) dhe Eriost Ballushi. Pas 2 albumesh, dashurisë së publikut dhe disa çmimesh, Flori vendos të largohet nga grupi dhe vendin e tij e zë Ermal Mamaqi.

Edhe gjatë kësaj periudhe, grupi pati disa realizime të suksesshme siç ishte “Nuk dua t’ja di”, “Mos Fustanin” e shumë të tjera.

2.Produkt 28

Po kaq të dashur për publikun u bënë edhe Produkt 28. Turi, Albani dhe Fabi ishin fare të rinj kur në 2002-in vendosën të bëheshin bashkë për të kënduar këngë që dëgjohen edhe sot gjithë nostalgji.

“Si herën e parë”, Larg, Trokas, Inati, Lamtumirë e shumë të tjera dëgjoheshin kudo duke e kthyer Produkt 28 në një nga grupet më të pëlqyera shqiptare.

3. Aurora

Kush nuk ka qarë të paktën një herë teksa dëgjonte “Larg je ti”? E imagjinoj ç’kujtime ju kam sjellë ndërmend, por do t’ju kalojë sapo të dëgjoni ‘Lele Kaçurrele’.  Të gjitha vajzat me flokët kaçurrela ndiheshin diva të vërteta kur në sfond dëgjoheshin djemtë që i këndonin gjithë kërshëri bukurisë së tyre.

Grupi kosovar qëndroi për shumë vite në skënë dhe disa prej këngëve të tyre u kthyen në hite.

4. Skillz

Një tjetër grup po aq i famshëm ishin Skillz-at. Ledri Vula dhe Visar Shala i bënë të gjitha vajzat për vete me hip-hop-in unik dhe këngët me tekste ngacmuese.

“Ah femnat”, “Uh ça  po shoh” “Bone veç për mu”, e shumë të tjera i dëgjojmë me të njëjtin entuziazëm edhe sot!

5. Ritmi Rrugës

"Jam ushtari rrugës, hapin s'e ndali..."! Sa e sa 'rrepista' të vegjël përpiqeshin t'i imtonin djemtë e grupit dekada më parë.

Tentonin të dukeshin si 'djem të këqinj' që jeta i kishte përballur  me sfida dhe rrugë të vëshira. Sido që të ishte, e vërteta është se këngët e tyre i dimë edhe sot përmendësh.

6. Yjet e panjohur

Për të gjithë të dashuruarit dhe zemërthyerit nga dashuria e parë, ky ishte grupi ideal. Tekstet e trishta, histori dashurish dhe takimesh të fshehura, këndoheshin nga të rinjtë e grupit Yjet e Panjohur, që prej 1994-ën. 

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.