Një foto e ish- banores së Big Brother, Rike Roçi dhe shqiptares Irid Oxas, teksa bëjnë simbolin e shqiponjës në stadium është bërë mollë sherri midis moderatores Eva Murati dhe vetë Rikes. Ditën e djeshme, trajneri i Liverpool- it, Jurgen Klopp postoi këtë foto në Facebook, ku shkruante:
“Për këtë arsye na mungon Shqipëria në Kupën e Botës!”
Fill pas qarkullimit të fotos, Eva Murati e hodhi postimin e trajnerit në Instagram Story për të cilin u shpreh:
“Nuk di ta marr për kompliment apo...”
Komenti nuk është pritur mirë nga Rikja, e cila sot ka reaguar duke thënë:
“T’i themi shoqes E.M të tringut (tani e zbulova kush është) që për kompliment ta marrë atë foton time që ka publikuar në story- n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi.”