Këngëtari i famshëm Sam Smith është ndarë së fundmi i dashuri i tij Brandon Flynn.
The Sun bën raporton se çifti është ndarë, por ende asnjëri nga dy djemtë nuk ka treguar arsyet që çuan drejtë një zgjedhjeje të tillë.
Këngëtari 26- vjeçar dhe ish- i dashuri i tij e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit të kaluar.
Dyshja ndau me fansat deklarata të pafundme dashurie dhe mbështetjeje për çiftet e tjerë me prirje LGBT.
Ama së fundmi duket sikur secili nga djemtë ka marrë rrugën e tij, madje Sam para pak ditësh ka fshirë nga Instagrami të gjithë fotot me ish- partnerin.
Në mediat e huaja qarullojnë fjalë se arsyet që çuan në këtë ndarje ishin angazhimet që secili nga partnerët kishte në karrierën përkatëse.