Këtë fundjave fansat u shokuan kur zbuluan se aktorja dhe këngëtarja franceze Vanessa Paradis ishte martuar me regjisorin Samuel Benchetrit. Ceremonia u mbajt në Francë, 2 vite pasi çifti bëri për herë të parë publike romancën.
45- vjeçarja mbante veshur një fustan ngjyrë qumështi, Channel ndërkohë që flokët i kishte zbukuruar me lule shumëngjyrëshe.

Lily- Rose Depp, në qendër të fotos, me fustan të verdhë
Në dasmë mori pjesë edhe vajza e madhe e Paradis dhe aktorit Johnny Depp, 19- vjeçarja Lily- Rose Depp. Çifti u njoh gjatë xhirimeve të vitit 2016, 4 vite pas divorcit të bujshëm të saj me Johnny- in. Nga martesa e saj me këtë të fundit erdhën në jetë dy fëmijët, vajza Lily- Rose dhe djali Jack.
Burimi: Daily Mail