Që prej muajit të kaluar, Marsi kaloi në prapavijë për tëqëndruar në atë pozicion deri më 27 gusht. Kjo do të thotë se ju duhet t’i planifikoni nismat tuaja, por të mos i vini në zbatim deri në shtator. Marsi në prapavijë do të ketë ndikim te çdokush, por sidomos tek ju, sepse Marsi është planeti juaj sundues dhe kujdeset për natyrën tuaj energjike dhe stilin ‘mund t’i bëj të gjitha’. Kur Marsi pushon, si tani, s’ju siguron dot avantazhin e përhershëm në situata kompetitive. Mund të tentoni ta arrini vetë, por do të vini re që s’ia dilni dot.
Do të bënit mirë të rishikonit progresin që keni bërë këtë vit, të vendosni mbi çfarë funksionon dhe çfarë duhet përmirësuar. Rafinoni strategjinë tuaj dhe planifikoni të lançoni në shtator, por jo më herët. Tetori dhe nëntori do të jenë problematikë për bizneset e reja, gjithashtu, kështu që godisni në shenjë. Mund ta shihni që tani që shtatori është koha e duhur. Marsi ka lidhje me shtëpinë tuaj të tetë të parave, dhe nëse projekti juaj ka për qëllim fitimin e parave, keni një tjetër arsye për të synuar lançimin në shtator dhe jo në gusht apo korrik.
Karriera juaj po shkëlqen dhe është bërë goxha emocionuese. Njerëz të rëndësishëm ju adhurojnë dhe po ju ngarkojnë më shumë përgjegjësi, mënyra e tyre për të treguar se ju pëlqen puna juaj. Muaji i kaluar mund të ketë qenë i rëndësishëm pasi hëna e plotë e 27 qershorit u shfaq në shtëpinë tuaj të ndereve, çmimeve dhe arritjeve dhe mund t’ju ketë sjellë një titull të ri ose publicitet të jashtëzakonshëm. Mesa duket, keni demonstruar logjikë praktike dhe tani po velrësoheni, krejt papritur. Ndonjëherë njerëzit e rëndësishëm marrin vendime pas dyerve të mbyllura në hënë të plota, si ai që u mor në 27 qershor, kështu që ju mund të mos e dini ç’po mendonin, por me kalimin e kohës do t’ua atribuoni vendimin e tyre hënës së plotë.
Jeta familjare dhe shtëpiake do të jetë në qendër të vëmendjes suaj gjatë eklipsit solar të 12 korrikut. Ky eklips është i favorshë, pasi formon një trekëndsësh harmonie të artë me Jupiterin fatsjellës dhe Neptunin vizionar dhe kreativ. Të dy planetet do të lidhen me eklipsin solar dhe hënën në shtëpinë tuaj të pronave, duke kompletuar trekëndëshin. Mund të jeni duke shitur, vlerë ose dhënë me qira, duke u shpërngulur ose duke rinovuar a ridizenjuar një projekt. Ose mudn të ndryshoni shokë dhome, ose ta fokusoni vëmendjen tuaj te nëna ose babai juaj, gjithashtu të sunduar nga shtëpia e katërt. Fakti që Jupiteri do të vijë në vijë të drejtë më 10 korrik dhe do të qëndrojë ashtu për gjithë vitin, do të forcojë aftësitë tuaja të fitimit të parave. Në këtë mënyrë, duke mos u shqetësuar për paratë, ecni përpara me planet për shtëpinë.
Për habi, një tjetër trekëndësh i artë do të formohet në të njëjtin moment me eklipsin solar të 12 korrikut, diçka që ndodh thuajse kurrë. Urani i paparashikueshëm në shtëpinë tuaj të dytë të pagave do të afrohet me Saturnin në shtëpinë e famës dhe arritjeve, duke kompletuar dy kënde të trekëndëshit të dytë, dhe këndi i tretë do të jetë Afërdita në shtëpinë tuaj të gjashtë të detyrave të përditshme. Paratë, ngarkimet në punë, bravot dhe fama, do të përmblidhen në një moment të lavdishëm në karrierë.
Ky muaj do të ketë vetëm një vështirësi dhe vjen nga kundërshtimi i drejtpërdrejtë i Plutonit me hënën e re dhe Diellit (eklipsi solar) me karrierën tuaj prestigjoze dhe sektorin e reputacionit më 12 korrik. Plutoni do të ndikojë në javët që ndjekin eklipsin dhe duket se edhe pse diçka emocionuese po ju ndodh në jetë, do të jetë e vështirë të mbani klientët dhe shefat të lumtur në punë dhe të mbani vëmendjen dhe te jeta personale. Një person shumë i rëndësishëm, ndikuar nga Plutoni, do të jetë kërkues përtej arsyes. Do t’ju duhet të manovroni mes një shefi a klienti të vështirë dhe detajeve në jetën tuaj familjare. Ndoshta mund t’i kërkoni ndihmë nënës suaj ose asistentëve, për të thjeshtësuar disa punë. Jeni prag një tranzicioni dhe kur ndryshojmë, kemi nevojë për ndihmë.
Ka shumë mundësi të shkoni në një event të rëndësishëm shoqëror, artistik apo sportiv ditët rret eklipsit hënor të hënës së plotë më 27 korrik në shenjën e Ujorit. Mund të jetë një event bamirësie, humanitar ose politik. Miqtë dhe familja mund të përzihen fare mirë në këtë event. Sidoqoftë, jini vigjilentë, pasi Urani do të jetë në kënd të fortë me Diellin ën shenjën e Luanit dhe Marsin në shenjën e Ujorit, duke formuar një T mosmarrëveshjeje dhe navigimi mes dashurisë dhe miqësisë mund t’ju duket sfidues. Thoni pak dhe vëzhgoni shumë, për të mirën tuaj. Do të jetë e pamundur të ndryshoni pikëpamjet e dikujt, kështu që fokusohuni tek eventi. Kini kujdes me gjërat që postoni në rrjete sociale, pasi mund të shkaktoni kontroversialitet pa dashur.
Ose mund të ndodhë që një mik i juaji të jetë duke u shpërngulur ose duke ndërruar punë dhe do të merrni një lajm të hidhur, pasi s’do të jetë më në jetën tuaj. Mund të jeni sentimentalë, pasi mund t’ju duket si fundi i një epoke. Premtoni të ruani kontaktet. S’ka pse të jetë fundi i një epoke, por me siguri ashtu do të jetë.
Që kur Urani hyri në shenjën tuaj në mes të Majit për të qëndruar për gjashtë muaj, duke ju dhënë një ide si do të jetë 2019-2026, jeni ndjerë të çliruar dhe gati për të thyer limitet. Do të jeni të vendosur dhe të gati për të ecur para, duke surprizuar këdo që ju njeh. Muajt dhe vitet e ardhshme, s’do të keni nevojë për javë të tëra për të marrë vendime, siç ju janë dashur në të shkuarën. Tani e tutje, do ta njihni mendjen tuaj dhe do ta dini ç’duhet të bëni.
Në fund të muajit të shkuar, Urani në shenjën e Demit ju ndihmoi duke dërguar rreze të fuqishme drejt Saturnit dhe hënës së plotë të 27 qershorit. Në atë periudhë, mund të keni planifikuar udhëtime të largëta ose mund të keni menduar shpërnguljen në një shtet tjetër. Saturni u bashkua me atë hënën e plotë të 27 qershorit dhe do t’ju japë një perspektivë praktike dhe serioze. Mund të tundoheni të shkoni në ekstrem, të jeni impulsivë, por s’keni pse nxitoni.
Marsi u fut në prapavijë në shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës në fund të muajit të shkuar dhe s’do të vijë në vijë të drejtë deri më 27 gusht. Teksa ju zgjidhni gradualisht probleme me stilin e jetesës dhe bëni plane të reja për karrierën, do të jeni shumë të zënë dhe profili juaj në industri do të shihet me respekt. Sidoqoftë, do të vini re se përfundimi i detyrave pa ndikimin e Marsit do të jetë i vështirë. Në korrik dhe gusht mund t’ju duket sikur bëni tre hapa para dhe dy hapa pas në çdo iniciativë.
Brenda kësaj periudhe, vëllai i Marsit, Mërkuri gjithashtu do të kalojë në prapavijë nga 25 korriku deri më 18 gugsht. Do t’ju duket sikur keni ngecur në rërë thithësem ku pak vendime do të gjenerohen nga njerëz të rëndësishëm sipër jush dhe ju s’do të keni mundësi të arrini shumë. Mos e luftoni, por pranojeni si të mirëqenë. Nuk është momenti për të lançuar nisma madhore, por për të studiuar gjendjen dhe për të planifikuar lançime në shtator.
Ka dhe gjëra të tjera për të marrë në konsideratë. Drejt jush po vijnë tre eklipse, dy në korrik dhe një në gusht. Të tre do të sjellin ndryshime të rëndësishme që me siguri nuk i prisni. Deri kur të merrni mesazhet e atyre eklipseve dhe deri kur të shihni tokë të thatë, s’do ta dini ku qëndroni.
I pari, një eklips solar i hënës së plotë më 12 korrik në shenjën e Gaforres do të jetë i ndriçuar dhe i lumtur, si dhe do t’ju lejojë të udhëtoni. Mund t’ju kërkojnë të firmosni dokumenta të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, por do të ishte më mirë të prisni deri në shtator, nëse mundeni. Edhe nëse jeni të vendosur të firmosni, do ta keni të vështirë të bini dakord për kushtet me personin tjetër. Plutoni kundërshton Diellin dhe do t’ju duket sikur po lëvizni male. Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj, presioni në punë do të vazhdojë të shtohet dhe duhet të manovroni me mjeshtëri. Qëndroni të qetë. Mund t’ja dilni.
Do të merrni lajme të shumta. Eklipsi i hënës së plotë më 27 korrik në shenjën e Ujorit do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dhjetë të karrierës dhe arritjeve, duke sinjalizuar nëj fund muaji të fokusuar tek karriera. Karriera juaj do të marrë një rrugë që nuk e prisnit. Urani i paparashikueshëm do të jetë në kënd të fortë me Marsin dhe hënën e plotë, ndërsa në anën tjetër të grafikut, Dielli i 27 korrikut, kështu që përpiquni të jeni fleksibël me lajmet që do të merrni. Kushdo, i cilësdo shenjë, do të shohë një ndryshim në horizont, por për secilën shenjë, ndryshimi do të ndodhë në mënyra të ndryshme.
Marsi në kënd të fortë me Uranin dhe Diellin në këtë eklips hënor të 27 korrikut sugjeron se dikush do të dalë hapur si konkurrenti juaj. Mund të jetë një mik i dikurshëm i cili maskohet si ujk nën lëkurën e një deleje për të fshehur faktin se nuk është kolegu miqësor që paramendonit. Është një eklips i mundimshëm, por të paktën do të grumbulloni një sasi të madhe informacioni, duke zbuluar çfarë fshihej nën sipërfaqe. Duke parë situatën, edhe pse e mundimshme, do të arrini të mbroni veten.
Muajin tjetër, eklipsi solar i hënës së re më 11 gusht në shenjën e Luant do të ndriçojë shtëpinë tuaj të pronave dhe familjes, kështu që do të vini re ndryshime aty tani ose në të ardhmen e afërt.