Muaji i kaluar u mbyll me një shënim të zymtë, kur hëna e plotë e 27 qershorit lidhi Saturnin me shtëpinë tuaj të 8-të, atë të kredive, parave që keni dhe që ju kanë borxh, taksa dhe gjithçka tjetër si këto. Eklipsi mund të ketë nxjerrë në qendër të vëmendjes financat tuaja, por do të keni edhe ç’të merrni. Një ish-partner do t’ju japë diçka, një kompani ka për t’ju paguar apo nga një burim tjetër do të merrni para. Kështu që i dashur Binjak, bëhuni gati t’i shpenzoni energjitë e këtij muaji në një të ardhme të ndritur.
Këto kohë, disa prej jush mund të kenë bërë ndërhyrje të vogla kirurgjikale. Shumica e kostove do të mbulohen nga sigurimet shoqërore, por edhe nëse jo, ju duket se i keni disa të ardhura veç për të paguar këtë.
5 korriku është dita perfekte për të mbyllur një marrëveshje financiare, pasi ka gjasa që pas kësaj të gjeneroni më shumë të ardhura.
Prej kohësh po planifikoni të bëni një udhëtim të gjatë, por me Marsin dhe Mërkurin në prapavijë, do t’ju dalin disa të papritura që do të bëjnë të shtyni datat. Në fakt, kjo nuk është as periudha e duhur për të bërë udhëtime të rëndësishme qoftë pune qoftë kënaqësie. Më e mira do të ishte ta shtynit udhëtimin për në Shtator, në një kohë kur do të jeni më produktivë edhe më të lumtur gjithashtu.
Mërkuri, planeti juaj udhëheqës do të jetë në prapavijë që nga 25 korriku deri në 18 gusht,kështu që gjatë kësaj kohe nuk duhet të lançoni asgjë me rëndësi. Në kohën kur planetet janë në prapavijë e mira është të ktheheni tek projektet e mëparshme dhe t’i përmirësoni ato.
Dita juaj me fat mbetet 5 korriku. Është moment i mirë për të bërë një takim me dikë të rëndësishëm, apo për të vënë pikat mbi ‘i’ në lidhjen tuaj. Madje, që projektet dhe bizneset tuaja të kenë sukses, bëni mirë të ktheni sytë nga klientët dhe njerëzit me të cilët keni bashkëpunuar më parë.
Vetëm kujdes! Duhet të tregoheni të ndershëm dhe të paguani hakun e gjithsecilit, vetëm kështu do të mund të gjeneroni më shumë të ardhura.
Eklipsi hënor i 27 korrikut do të ndriçojë shtëpinë tuaj të 9-të, atë të lidhjeve ndërkombëtare dhe njerëzve të huaj. Do të doni të merrni një udhëtim të gjatë për të negociuar me dikë ballë për ballë, por siç e thamë nuk është momenti i duhur.
Nëse planet nuk shkojnë të gjitha ashtu si ju i prisnit këtë muaj, qetësohuni sepse nuk jeni të vetmit. Këtë muaj të gjithë shenjat do të ndihen si të kryqëzuar. Kalojeni me një buzëqeshje, sepse në fund të fundit kjo është jeta, gjërat dalin ndonjëherë jashtë kontrollit. Eklipsi i muajit të ardhshëm në shenjën e Luanit do të jetë shumë favorizues për ju Binjak i dashur.
Korriku ju kërkon të qendroni nën këmbët tuaja! Sapo fillon muaji, ju ende do të jeni duke bërë marrëveshje për një episod, vendim apo situatë me një partner që po ju shkakton më shumë stres. Hëna e plotë e 27 qershorit erdhi bashkë me përfundimin e një plani apo eventi të bërë me shumë seriozitet. Sapo të filloni korrikun, do ta gjeni ende veten duke menduar për një partner me të cilin keni lidhje romantike apo biznesi dhe po përpiqeni të vendosni se deri ku do të shkojë marrëdhënia juaj, duke supozuar se doni të jeni bashkë.
Situata është e tillë. Ju ose do të zgjidhni të qendroni me atë që simpatizoni, që mesa duket po kalon një moment të vështirë, ose nëse nuk po merreni vesh e mira është ta mbyllni këtë situatë sa më parë.
Marsi është planeti juaj udhëheqës në shtëpinë e 10-të, atë të karrierës dhe duke qenë se që prej 26 qershorit ka qenë në prapavijë, progresi në karrierë do të jetë i ngadaltë.
Nëse jeni pjesë e botës së shitjeve, publicitetit, marketingut, reklamave apo një fushe që kërkon krijimtari , do të bënit mirë të prisnit deri në shtator për të debutuar me një plan shumë të fuqishëm.
Gjatë kësaj kohe, takohuni me klientë të vjetër që besojnë tek ju dhe duan të bashkëpunojnë sërish.Duhet të ecni me hapa të vegjël pasi sado të vogla të jenë përfitimet do të jenë të qëndrueshme dhe afatgjata.
2 eklipse janë gati për këtë muaj,ndërsa një i 3-të për muajin e ardhshëm. I pari, në 12 korrik do t’ju kërkojë të merrni një vendim serioz lidhur me partnerin tuaj, por gjithashtu do t’ju kërkojë të vendosni urgjent çfarë doni vërtetë për veten tuaj.
Plutoni do të jetë në anën e kundër të Diellit do të bëjnë që dikush- një konkurrenti juaj apo një partner të shfaqë një anë tijën që nuk e kishte prezantuar kurrë më parë dhe do të përdorë çdo taktikë që t’ju bindë edhe ju të bini dakord me mënyrën e këndvështrimit të tij.
Nëse ju do t’i thoni hapur se nuk bini dakrod me të, konkurrenti në biznes do të bëjë disa lëvizje agresive për të marrë një pjesë tuajën nga tregu.
Sa më pranë datës 12-të ta keni ditëlindjen aq më shumë do t’i ndjeni efektet. Nëse jeni gati për të bërë një marrëveshje, eklipsi diellor do të bëjë gjithçka sipas interesave tuaja, por nëse jeni të palumtur me lidhjen që keni, kërkoni kohë më vete, ose thjesht hiqni dorë dhe vazhdoni përpara.Mund të ndjeni që partneri juaj është shumë i fokusuar tek vetja, apo se ju trajton në një mënyrë të padrejtë. Nxirreni veten nga kjo situatë.
Gaforret beqare do të takojnë dikë të ri teksa ndodhen në një vend bregdetar.Nëse s’jeni të martuar apo fejuar, ky person i ri do t’ju eklipsojë.
Një eklips i Hënës së plotë do të ndodhë në 27 korrik në Ujor dhe do të shihni sesi financa tuaja do të xhirojnë deri në një farë mase. Nëse jeni në proçes divorci, bëhuni gati për një betejë të gjatë përsa i përket pasurive tuaja. Do të duhen javë të tëra për të arritur në një marrëveshje.
Ky eklips do të ndriçojë paratë e të tjerëve në shtëpinë tuaj. Që do të thotë; para të cilat i ndani me një partner, që merrni nga një bankë, kompani sigurimi apo diçka tjetër. Urani do të gjendet në një kënd të vëshirë dhe më e mira do të ishte që të mos bëni asnjë lloj ndarjeje pasurie dhe as mos pranoni para që ju janë premtuar. Është një eklips i vështirë. Muajin tjetër, në 11 gusht do të kemi një tjetër eklips, një më të mirë dhe ndonëse financat do të jenë diskutimi kryesor do të ndërmerrni një plan të mirë për muajt në vazhdim. Mjafton ta shihni vetëm njëherë kornizën siç është dhe do të gjeni mënyrën më të mirë për të mbrojtur veten tuaj!