Përgjithësisht jemi mësuar që në raporte jo konfidenciale meshkujt të thërriten jo me emër, por me mbiemër.
Edhe figura të njohura të fushave të ndryshme sot e kësaj dite thërriten me mbiemër, si një formë për të treguar madhështinë apo pozitën që i karakterizon.
Shakespeare, Einstein, Darwin... Messi....
Të gjithë këta thërriten me mbiemër, ndërkohë që emri i tyre ndoshta nuk është aq i njohur për shumë individë.
Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti i Cornell, kjo nuk është diçka që duhet bërë nëse edhe me femrat nuk zbatohet e njejta praktikë.
Arsyeja është e thjeshtë, jetojmë në vitin 2018 dhe barazia gjinore është një kapitull që ndoshta nuk duhet të dislkutohet më.
Autorët e këtij studimi e shpjegojnë referimin nëpërmjet mbiemrit si një formë e cila i lë më shumë hapsirë njohjes për meshkujt.
Nëse për burrat veprohet kështu, njësoj duhet vepruar edhe për femrat.
Në të kundërt, të gjithë individët duhet të therriten me indentitetin e tyre të plotë, për të shmangur kështu dallimet mes dy gjinive...