Shqipëria

Tërmetet s’kanë të ndalur: Pesë të tjerë godasin Shqipërinë vetëm sot

6 Korrik 2018

Tërmetet s’kanë të ndalur: Pesë të tjerë

Orët e para të datës 6 korrik, Instituti i Gjeoshkencave raportoi një tërmet 19 km në veriperëndim të Gjirit të Lalzit. Tërmeti me magnitutë 2.4, e kishte epiqendrën 50 km nëntokë.

Më pas, në 1:11, tërmeti i radhës pati epiqendër Kuraten, Krujë. Magnituta ishte 2.2 dhe thellësia 2 km. Pak momente më vonë, në 1:27, një tjetër tërmet me të njëjtën magnitutë, goditi sërish Kuraten, kësaj radhe me thellësi 12 km.

Pranë mëngjesit, më 3:51, ra tërmet në Lezhë, me magnitudë 3.3 dhe me thellësi 26 km.

Sërish, pak orë më parë, më 5:28, tërmeti i tretë goditi Kuraten. Magnituda ishte 2.1 dhe thellësia 26 km.

Tërmetet s’kanë të ndalur: Pesë të tjerë

Nëse doni të qëndroni të përditësuar me tërmetet më të fundit në vend, mund t’i kontrolloni këtu.