Celebrity

Kylie prezanton shtëpinë e qenushëve dhe njerëzit u bënë keq!

6 Korrik 2018

Kylie prezanton shtëpinë e qenushëve dhe njerëzit u

Kylie Jenner na tregoi mini vilën e ndërtuar posaçerisht për qentë e saj dhe është shumë herë më e bukur se shtëpitë e shumicës prej nesh. Vetë Jenner ndau hapësirat e shtëpisë së tyre në Instagram, hapësira në të cilat sigurisht nuk mungonte as ajri i kondicionuar.

Kylie prezanton shtëpinë e qenushëve dhe njerëzit u

E gjitha prej druri, në mini vilën e qenushëve kishte edhe një verandë të lezetshme në të cilën një çift mund të kalonin mrekullisht mirë ca ditë pushimesh.

 

Kylie’s new doghouse 7/3/18

A post shared by Kylie Jenner (@kyliesnapchat) on

Norman dhe Bambi janë qentë e vetëm që shfaqen rregullisht në rrjetet sociale të Kylie-it, por në fakt ajo ka 9 kafshë shtëpiake, përfshi këtu pula edhe lepuj.

Kylie prezanton shtëpinë e qenushëve dhe njerëzit u

“Është pothuajse gati. Ata do të kenë shtëpinë e tyre të vogël, që është gati si shtëpi për miqtë.”- dëgjohet të thotë ylli i Instagram-it teksa na prezanton me shtëpinë.

Kylie prezanton shtëpinë e qenushëve dhe njerëzit u

Njerëzit të habitur nga investimi i madh i saj, kanë nisur ta pyesin nëse Kylie e jep me qira shtëpinë e qenushëve, por kësaj here që të jetojnë njerëz në të.