6 vite më parë, Eni Shehu nisi prezantimin e “Edicioni veror” në zona të ndryshme turistike, duke nisur nga Ksamili në Velipojë për të sjellë sa më pranë udhëtimet verore, plazhin, personazhet e njohur, festat e çmendura etj. Por Eni këtë herë s’do të jetë vetëm.
Siç mund ta shihni nga postimi i tij në Insta Story, dy moderatore simpatike do t’i bashkohen gjatë prezantimit të emisionit.
Genta Hodo, gazetare tek “Jo Vetëm Modë”, do të zbulojë të fshehtat e personazheve të njohur (ose jo), stilin e veshjeve në plazh, trendet e momentit etj,
ndërsa Fjorda Llukmani do të tregojë rrugën drejt zonave të paprekura të natyrës shqiptare.
16 korriku do të rikthejë “Edicionin veror” nga e hëna në të hënë, ndaj nëse nuk keni plane, sapo i gjetët 3 miq të mirë për të kaluar verën...nëpërmjet ekranit.