Vajzat e “klanit” Kardashian- Jenner duket se të gjithë konkurencën nuk e kanë me askënd veç njëra- tjetrës.
Së fundmi më e vogla prej tyre ja ka dalë të radhitet e 27- a në renditjen e femrave më të pasura të globit.
Bëhet fjalë për 21- vjeçaren Kylie Jenner, që së fundmi është shpallur nga Forbes si një ndër femrat më të pasura në botë.
Kjo revistë e ka përshkruar 21- vjeçaren Kylie si një femër që gjithçka e ka arritur vetë, ndaj nuk është aspak çudi që një ditë të bëhet vajza më e re që ja ka dalë të jetë milionere falë punës së saj.
E kjo nuk do shumë mend! Linja e saj kozmetike e kësaj vajze po bën namin nëpër botë, duke marrë në kosideratë faktin që “Kylie Cosmetics” nuk shtë biznesi vetëm i 21- vjeçares.
Kylie Jenner numëron në llogaritë e saj bankare një pasuri që kap vlerën e 900 milionë dollarëve dhe e gjitha e fituar në sajë të bizenesve të saj.