Një modele Instagram- i nga Kalifornia thotë se është me fat që mundi të shpëtonte nga sulmi i një peshkaqeni teksa po notonte në brigjet e Bahamas- it.
19- vjeçarja Katarina Zarutskie kishte dëgjuar për grumbullin e peshkaqenit të llojit nurse që qëndronin në breg të ishullit ndaj mendoi se do të ishte qejf ta provonte si eksperiencë. Eksperiencë e hatashme, foto e hatashme po ashtu.
Teksa i gjithë momenti magjik po filmohej ndodhi më e tmerrshmja: peshkaqeni kafshoi dorën e Katarina-s.
“E kisha kyçin në gojën e tij dhe mund t’i ndjeja dhëmbët se si lëviznin nën lëkurë.”
Krijesat në fjalë njihen si paqësorë por gjithmonë ka përjashtime. Rasti në fjalë mund të kishte qenë fatal!
“Jam me fat që e kam ende krahun dhe jetoj.” tha ajo për "Daily Mail".