Social Buzz

Burri me thonjtë më të gjatë në botë vendos të presë ‘kthetrat’ 9 metroshe

12 Korrik 2018

Burri me thonjtë më të gjatë në botë vendos

U deshën 66 vite për të rritur thonjtë më të gjatë në botë, por vetëm pak minuta për t’i prerë. Të mërkurën, Shridhar Chillal nga Pune, Indi, i cili mban rekordin Guinness për thonjtë më të gjatë në një dorë, vendosi t’i presë. Në fakt, një teknik me maskë dhe një gur fleksibël i preu me kujdes gjatë një “ceremonie prerje thonjsh” në New York.

82-vjeçari nisi t’i rriste thonjtë në dorën e tij të majtë që kur ishte 14 vjeç, pasi i theu pa dashje një thua të gjatë mësuesit. Mësuesi i tha Chillal-it se s’do ta kuptonte kurrë sa e vështirë është të rrisësh një thua, deri kur ta provonte vetë. Chillal e mori seriozisht sfidën. Kur u matën për herë të fundit, thonjtë e tij arrinin një gjatësi të kombinuar prej 908 cm, pak a shumë e njëjta gjatësi me autobusët në Londër. Thoi i gishtit të madh ishte njëherazi dhe më i gjati.

Të rrisësh thonjtë më të gjatë në botë s’është një detyrë e thjeshtë. Chillal tregon se thonjtë e tij ishin kaq të dobët, sa duhej të lëvizte me kujdes kur flinte që të mos i thyente “S’lëviz dot shumë, prandaj çdo gjysmë ore zgjohem dhe e lëviz dorën në anën tjetër të shtratit.” Për më tepër, thonjtë i shkaktonin dhimbje të vazhdueshme. Sidoqoftë, kishin avantazhet e tyre: “S’më është dashur kurrë të pres në radhë.”

Burri me thonjtë më të gjatë në botë vendos

Ceremonia historike e prerjes së thonjve u mbajt në Ripley’s Believe It or Not Museum në Times Square, ku edhe do të ekspozohen për publikun.

Burimi: The Guardian