Showbiz dhe TV

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve në Kupën e Botës!

13 Korrik 2018

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve

Pak çaste më parë, Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam dolën në një konferencë për shtyp ku iu përgjigjën disa prej pyetjeve të të pranishmëve lidhur me eksperiencën në Kupën e Botës 2018.

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve

Lidhur me momentin më të veçantë të këtij kampionati, Era iu referua ndeshjes së famshme Serbi-Zvicër.

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve

“Momenti më i veçantë ka qenë ndeshja e Zvicrës. Ishin të dy shqiptarë dhe të dy shënuan gola. U ndjeva jashtëzakonisht e emocionuar."

Përsa i përket eksperiencës si zëri i këngës zyrtare, Era u shpreh kështu:

“Ndihem e nderuar dhe privilegjuar që jam pjesë e Kupës së Botës. Është një event që ndodh 1 herë në 4 vite dhe për mua është arritje e madhe. Kam ndjerë kaq shumë dashuri dhe emocione duke ndjekur ndeshjet. Të bësh gjithë kombet bashkë përmes muzikës është fantastike. Ndihem e nderuar që sot jam e ulur me Will Smith dhe Nicky-n.”

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve

Të dielën, do të mbahet finalja e madhe Francë – Kroaci në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Era, Will Smith dhe Nicki Jam do të performojnë “Live It Up” për 81.000 njerëz të pranishëm në stadium, i teti në listën e më të mëdhenjve në Europë, dhe miliona të tjerë që do ta shijojnë finalen përmes ekranit.

Pak para finales së madhe, Era flet për 2 golat e shqiptarëve

Intervistën e plotë mund ta shihni në videon në vijim.