Nëse dita e sotme ju gjeti në zonat malore dhe ato qëndrore, mesiguri do të vini re vranësirat dhe shirat e përkohshëm. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e kësaj jave do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare dhe pak shi.
Me kalimin e ditëve, temperaturat do të pësojnë rënie të lehta deri të enjten. Po me fundjavën ç’do të ndodhë?
Kemi kënaqësinë t’ju informojmë të mos anulloni planet. Fundjava do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke kapërcyer 36°C.