Pas përfundimit të Dancing With The Stars, Almeda Abazi akuzoi publikisht produksionin për papërgjegjshmëri. Sipas saj, ata nuk i mbuluan disa shpenzime ekstra gjatë qëndrimit në një prej hoteleve të Tiranës.
Në postimin e saj në Instagram Stories, Almeda shkruan se pagoi vetë ujin, lavanderinë dhe hekurosjen e rrobave. Hoteli iu përgjigj shkurtimisht pas me faturat që konfirmonin të kundërtën e akuzave. Mund të lexoni më shumë rreth kësaj çështjeje duke klikuar këtu dhe këtu.
Rudi Hizmo, bashkëmoderatori i Almedës në DWTS, foli në lidhje me keqkuptimin e mësipërm i ftuar sot në “Pop Culture” në Top Channel.
“Unë nuk e di ekzaktësisht ç’ka ndodhur, por mesa di unë, Almeda ka qëndruar dy net më shumë. Produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje. Biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur mbaroi DWTS, mbaroi dhe kontrata e Almedës me produksionin, kështu që mbaroi dhe detyrii i DWTS për të paguar hotelin.
Edhe pse Tolgahan dhe Almeda qëndruan dy net më shumë, ata ua paguan hotelin. Si duket, nga pakujdesia, nuk kishin paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë. Almedës ky detaj iu duk pak i çudishëm, ngaqë mendonte se solli Tolgahan falas, pa asnjë pagesë, ata ishin të detyruar ta falenderonin duke paguar çdo gjë.”
Nuk ka asnjë koment nga Almeda, e cila për momentin ndodhet në Saint Tropez.