Celebrity

Historia e frikshme pas shenjës gjigande në këmbën e Kylie Jenner

18 Korrik 2018

Historia e frikshme pas shenjës gjigande në këmbën e Kylie

Le ta pranojmë. Kylie Jenner është e pacen. Në çdo foto, çdo postim, paraqitje a shfaqjeje në publik, 20-vjeçarja miliardere duket si një kukull e lëmuar, pa asnjë të metë. Me përjashtim të fotove për kopertinën e re të GQ, ku një këmbën e Kylie-t duket një shenjë gjigande.

Në foton e kopertinës, Kylie shfaqet ulur mbi këmbën e të dashurit të saj 27-vjeçar, Travis Scott. Ç’bie në sy menjëherë, përtej trupit sigurisht, është shenja 12 centimetërshe në këmbën e majtë, e paprekur nga Photoshopi.

S’është hera e parë që Kylie nuk e fsheh shenjën. Rreth dy vite më parë, postoi një foto në Instagram me përshkrimin “e dua shenjën time” dhe në një intervistë me fansat tregoi origjinën e plagës.

Historia e frikshme pas shenjës gjigande në këmbën e Kylie

“Kur isha rreth pesë vjeçe, unë dhe Kendall po luanim hapa dollapa dhe unë u fsheha mbrapa një porte metalike të lartë. Pas pak momentesh, pasi Kendall s’më gjeti, m’u desh të ngjitesha në një shtyllë të mprehtë që dilte nga porta. Rrëshkita dhe shtylla më hyri në këmbë. U përpoqa ta hiqja prej aty, por thjesht çava këmbën në dysh,” tha ajo.

Shenja është më e vogël tani se 15 vite më parë sepse normalisht është rritur, por sidoqoftë është me rëndësi për të që të mos fshihet në foto a video.

Në fund të fundit, është thjesht një shenjë dhe Kylie është thjesht një njeri (një njeri më i pasur dhe më i famshëm se të gjithë ne), edhe nën grim e photoshop.