Okay, po jua themi që në fillim. Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk janë ndarë, siç u përfol dje. Të paktën këtë sugjeron videoja e postuar nga Instagram nga Liam.
Dje, filluan të qarkullonin fjalë se Miley dhe Liam i dhanë fund fejesës. S’kishte asnjë provë, asnjë citim, ashtë deklaratë. Thjesht, Miley fshiu gjithë postimet nga Instagrami dhe kjo u mor si shenjë problemesh në çift.
E vërteta nuk është kjo. Një fans postoi në Twitter një video të çiftit duke kaluar në aeroportin e Nashville, si provë që janë ende me njëri-tjetrin, përtej fjalëve. Nëse kjo s’është mjaftueshëm, besoni videon që vetë Liam postoi në Instagram. Në klip shfaqet dyshja në makinë, duke kënduar një këngë tekno. Pak momente para përfundimit, Liam bërtet sikur do të godasë diçka dhe tremb Miley-n. Gjëra normale.
Miley and Liam via IG Stories ?? Liam is always scaring Miley ??? pic.twitter.com/kXZoYwulsT
— Miley's Smilers #BlackOut (@MileySmilerNews) July 19, 2018
Teknikisht, as Miley as Liam s’i mohuan thashethemet verbalisht, por kjo video flet sa 1000 fjalë. Pse do të këndoje e bëje shaka me ishin, fill pas ndarjes?
Burimi: Glamour