Çdo ditë, tek pija kafe me mikeshat e mia, pjesën më të madhe të bisedës e zinin diskutimet rreth vaniteteve. Ka kaq shumë për të folur! Komentet e fustaneve dhe sandaleve mbaronin shpejt dhe mjaftonte një aromë për të na ngacmuar shqisën e nuhatjes e për të na futur tërësisht në një tjetër botë.
Kërkimi i aromës që të përfaqëson, është një proçes i gjatë dhe i vazhdueshëm. Është një eksperiencë më vete që kërkon kohën dhe hapësirën e saj. Ashtu si në dashuri, edhe në gjetjen e parfumit, duhet kimi. Por, ndonjëherë më dukej sikur në Tiranën tonë të vogël nuk kishte mundësi zgjedhjeje.
Rastësisht, njëra prej mikeshave të mia më ftoi t’a shoqëroja tek hapja e dyqanit të ri të Etos Perfumery. Padyshim, kisha dëgjuar edhe më parë, pasi 14 vite suksesi në tregun shqiptar, s’kalojnë pa u vënë re.
Tek Etos Perfumery mund të gjeje markat më të mira të parfumeve, linjat më në zë të kremrave apo produkte magji-bërëse make up-i.
Eventi i hapjes ishte organizim sa i thjesht aq edhe elegant. Dyqani i ri ndodhej mu në zemër të Tiranës, në rrugën “Abdyl Frashëri”, apo siç të gjithë e njohim, pranë Librit Universitar. Ecja përmes dyqanit dhe mes stendave të tjera, sytë më shkuan tek linja që gjithnjë e kam konsideruar si ajkën e kremrave.
“La Mer”, tani ndodhej në Tiranë dhe nuk kishte asnjë lajm më të bukur se ky për të më zbukuruar mbrëmjen. Kremrat e kësaj linje shiten në më shumë se 50 vende të botës dhe konsiderohen si produktet më luksoze dhe më rezultative për lëkurën.
‘Sisley’, marka po aq luksoze franceze që lakohet kaq shpesh nga zonjat e rafinuara që e dinë fare mirë për çfarë ka nevojë një fytyrë, gjendej gjithashtu tek Etos-i.
Dhe këto, ishin vetëm disa prej firmave të reja të shtuara në dyqanin e ri. Produkte të markave të famshme si Sigma, La prairie apo Tom Ford ishin aty për t’u provuar dhe shijuar sipas shijeve të secilit.
Ndryshe nga dy dyqanet e tjera, që mund t’i gjeni tek rruga “Medar Shtylla” (ose Lulishtja) dhe tek rruga “Myslym Shyri”; tek oazi më i ri i bukurisë, vizita nuk mbaronte vetëm me një blerje apo gjetjen e parfumit të duhur.
Pjesa e poshtme e dyqanit, ishte ideuar posaçerisht për kujdesin e trupit dhe fytyrës ndaj diellit. Etos Perfumery, tani ofronte edhe shërbime të trajtimeve estetike. Me të drejtë, do të mendoni se një shërbim i tillë sot është krejtësisht i zakonshëm, por çfarë e bënte të mos ngjasonte me asgjë tjetër ishte linja që përdornin për të tilla trajtime.
“Alessandro Nails” ishte një markë e njohur për natyralitetin dhe elementët e saj kurativë si kafeina, biotina apo keratina. Përbërës, që s’mund t’i bënin asgjë tjetër përveçse nder trupit dhe lëkurës suaj.
Pra, pas një pedikyri dhe një masazhi siç e meritoni, ngjiteshit në katin lart dhe…Mirë se erdhët në Parajsë!