Një YouTuber, i quajtur Kamil betohet se përmes videos së tij që momentalisht numëron 4 milionë shikues mund të shërojë dhimbjet e kokës apo migrenës për vetëm 2 minuta.
Ideja është e tillë: Kamil do t’ju bëjë gjithsej 3 pyetje, të cilat do t’i përsërisë disa herë dhe pasi ju t’u keni dhënë përgjigje dhimbja do të ketë marrë fund.
“Do t’jua bëj këto pyetje disa herë. Dëgjojini me kujdes dhe jepuni përgjigje.”
Pyetjet janë: 1. Ku e ke dhimbjen? 2. Çfarë ngjyre ka? 3. Çfarë forme?
Sipas Kamil “kur të jeni përgjigjur dhimbja do të ketë marrë fund”. Ai thotë se kjo metodë është tepër efektive pasi shumë dhimbje që kemi krijohen nga vetë mendja jonë. Kështu në vend që të stresohemi i japim sinjal turit se jemi në dijeni të dhimbjes dhe se shumë shpejt do ta mposhtim.
E nëse videoja nuk funksionon, Kamil ka disa udhëzime të tjera:
1. Merr frymë thellë për disa herë me radhë
2. Lëre gjuhën të lirë, mos e kontrakto
3. Kafsho një mollë
4. Shkruaj numra imagjinarë duke lëvizur hundën