Celebrity

Erdhi dita e shumëpritur: Beyonce tregon për herë të parë binjakët!

26 Korrik 2018

Erdhi dita e shumëpritur: Beyonce tregon për herë të

Ka kaluar më shumë se një vit që nga  koha kur Beyonce solli në jetë binjakët e saj, Rumi dhe Sir Carter. Që atëherë, mbretëresha e pop-it nuk ka postuar asnjë foto të tyre, por pritja mori fund!

Pak orë më parë, Beyonce ka postuar foton e parë të binjakëve. Ajo shfaqet duke mbajtur në prehër vogëlushët, tashmë 1 vjeç gjatë një udhëtimi familjar nëpër Europë.

Erdhi dita e shumëpritur: Beyonce tregon për herë të

Në të djathtë të saj, bebi që buzqëqesh me sa ka fuqi është Rumi, vajza e vogël e çiftit dhe duket identike me motrën e saj të madhe, Blue Ivy. E ndërsa në anën tjetër ndodhet Sir i cili po përpiqet të ruajë seriozitetin përmes vetullave të ngrysura. Gjë që e bën të duket se ka marrë shumë nga tiparet e reperit.

Erdhi dita e shumëpritur: Beyonce tregon për herë të

Beyonce e ka ditur sa kureshtarë ishin njerëzit të shihnin pak më tepër nga pjesëtarët e rinj të familjes dhe nuk e la me aq. Në një foto të dytë, dukej Jay Z teksa mbante dorën e vogëlushes Rumi dhe të dy vështronin detin nga jahti.

Erdhi dita e shumëpritur: Beyonce tregon për herë të

Dhe në fund, sigurisht s’mund të mungonte ajo që ka marrë gjithë vëmendjen e dyshes. Të veshura të dyja me rozë, Beyonce dhe Blue (e gjitha një zonjushë) po shijojnë pushimet pranë njëra tjetrës dhe pjesës tjetër të familjes.