Shqipëria

Ç’të bëni nëse përballeni me një peshkaqen në det, ashtu si pushuesit në Dhërmi

7 Gusht 2018

Ç’të bëni nëse përballeni me një peshkaqen
Foto ilustruese

Pak orë më parë, në Dhërmi, pushuesit vunë re një peshkaqen që notonte i qetë në detin e jugut. Për fat, askush nuk u gjend pranë peshkaqenit, por kjo nuk mjaftoi që pushuesit të trembeshin apo ta filmonin kafshën për të paralajmëruar të tjerët.

Vërtet, peshkaqenët vihen re rrallë në detet shqiptare, por nëse ju ndodh të jeni në një situatë të rrezikshme pranë një peshkaqeni, ja ç’duhet të bëni.

Mos ia hiqni në asnjë moment sytë peshkaqenit, pasi në këtë mënyrë mund të monitoroni lëvizjet dhe të planifikoni lëvizjen tuaj të radhës. Mos bëni lëvizje të papritura, të nxituara që mund të trembin kafshën. Nëse peshkaqeni duket i qetë, ruani dhe ju qetësinë pasi me siguri, do të largohet prej jush pa shkaktuar asnjë dëm.

Ç’të bëni nëse përballeni me një peshkaqen

Nëse peshkaqeni bëhet agresiv, sulmojeni në fytyrë dhe në gushëza me sa forcë të keni. Përdorni këmbët, duart, bërrylat, gjunjët, gurë, ç’t’ju gjendet pranë. Vazhdoni ta sulmoni deri sa t’ju lëshojë ose deri sa të notojë larg jush.

Pas kësaj, dilni menjëherë nga uji, ose drejt bregut ose në varkën më të afërt.