Dua Lipa është rrugës për në Prishtinë, ku përmes një videoje të postuar në Instagram ka lajmëruar shqip ndjekësit e saj që mezi pret t’i shohë.
“Hej Prishtin’, Dua këtu. Rrugës jom, menxi po pres me ju pa me 10 gusht, Sunny Hill Festival. Menxi po pres”, thotë Dua (teksti i shkruar siç është shqiptuar nga ajo*).
“Pasi e pashë disa herë para se ta postoja, kuptova që duhet të punoj pak më shumë me shqipen, ‘Menxi po pres!’, haha Ju dua!”, shkruan ajo me humor në video.