Në disa evente, fustani duhet të jetë medoemos couture. Për premierën botërore të filmit Crazy Rich Asians, aktorja Constance Wu veshi pikërisht këtë. Si ylli i një prej filmave më të pritur të verës, Wu zuri qendrën e vëmendjes si aktorja kryesore dhe veshjet e zgjedhura e komplementuan më së miri këtë. Eventin e mërkurës, Wu shkeli në tapetin e kuq me një fustan magjepsës nga Ralph and Russo që trupëzonte më së miri energjinë e filmit.
Look-u përfundimtar mund të duket si i natyrshëm, por në realitet u desh shumë punë. Stilistja Micaela Erlanger, përgjegjëse për garderobat e pacena të Lupita Nyong’o dhe Diane Kruger, e pa fustanin për herë të parë këtë janar, në sfilatën e Ralph and Russo në Paris. Me shpatulla të zbuluara, kristale Sëarovski dhe thekë mëndafshi, fustani i ra në sy Erlanger-it, që e mori në konsideratë në atë moment për premierën e Crazy Rich Asians.
“Çdo detaj i këtij fustani ishte perfekt,” thotë ajo për Vogue. “Filmi bazohet në luks dhe modë, duke e bërë tapetin e kuq një sfilatë couture për gjithë botën.”
Fustani u thur me dorë për më shumë se 490 orë me mbi 200,000 kristale. Më pas, u nevojitën 275 orë të tjera punë për t’u ndërtuar së mirëfilli. Bukuria e vërtetë qëndron tek detajet. Thekët e mëndafshit që dekorojnë korsenë simbolizojnë forcën. “Përgjatë historisë, thekët kanë qenë gjithnjë simbol i fuqisë dhe prestigjit,” shpjegon Erlanger. “Ky film është shumë i rëndësishëm, për shumë arsye dhe doja që Constance të dukej e fuqishme dhe glamoroze.”
Burimi: Vogue