Showbiz dhe TV

Erla Mëhilli s’mund t’i vinte djalit emër më shqiptar se kaq

13 Gusht 2018

Erla Mëhilli s’mund t’i vinte djalit emër më shqiptar

Pak orë më parë, Erla Mëhilli postoi në Instagram Stories foton e djalit të sapolindur përbri vëllait të madh, Akidit. Emrin e të voglit e mësuam tani, falë Syri.net. Duke marrë parasysh se emri i djalit të madh është me origjinë ilire (Akid quhej babai i Pirros së Epirit), prisnim diçka të ngjashme dhe për të voglin.

Erla dhe bashkëshorti i saj, Keltis, zgjodhën emrin Bindi për djalin e sapolindur. Nëse s’e keni dëgjuar ndonjëherë, është emër i mirëfilltë ilir.

“Bindi ilir lidhet me kultin e ujit, me ujin që buron (del) prej dheut (tokës) dhe për këtë dukur ka gjasë që njerëzimi të jetë habitur, çuditur për mirësinë, të mirën e pakrahasuar nga uji dhe në këtë mënyrë dhe nga zoti i ujit Bind,” shpjegon shkruan Prof. Dr. Rexhep Doçi, onomasticien.

Onomasticienët studiojnë origjinat dhe format e fjalëve sidomos në fusha të specializuara si emrat e njerëzve a vendeve.

“Bindus, zoti ilir i ujit, burimeve dhe plleshmërisë, i ngjashëm me Poseidonin grek dhe Neptunin romak. Bindus shpjegohet nga emri i shqipes bind, i cili ka kuptimin çudi, mrekulli,” vazhdon Doçi, duke perifrazuar Vladimir Zoton.

Nëse doni të dini më shumë për origjinën e plotë të emrit Bindi, mund të lexoni shkrimin e plotë të Doçit, duke klikuar këtu.