Instagramming

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

14 Gusht 2018

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

Instagrami tëshmë është kthyer në median përmes së cilës personazhet e famshëm komunikojnë me fansat në mënyrë direkte. Këngëtarja Ronela Hajati e ka shfrytëzuar hapsirën e kësaj mediaje sociale për të ndarë me fansat 10 gjëra të jetës së saj që mbase deri më tani shumë pak prej nesh i kishin ditur.

Kështu që më poshtë po ju listojmë edhe ne 10 gjërat që mbase nuk keni ditur për këngëtaren:

1. "Jam vajzë e vetme. Babi donte vajzë kështu që më bukur s'ka! Çunditërisht, nevojën për një vëlla ose motër e kam ndjerë maksimumi 2 ose 3 vite rreth moshes 15 vjeç...tani jo më."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

2. "Emrin ma ka vendosur babi! Ronela ka domethënë 'Rron Ela' dhe atëherë kam qenë mbase e vetmja me këtë emër."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

3. "8 muaj unë rezultoja djalë në eko, se ç'ndodhi ditët e fundit s'di, por di që gjithë rrobat madje edhe emri ishin për çun."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

4. Përveç shkollës, që fëmijë kam bërë balet, solfezh, piano (10 vjet!) dhe prezantoja çdo shfaqje, sepse sipas prindërve të mi "njeriu duhet të ketë kulturë"! Dhe që s'mund ta lija më kurrë muzikën pas këtyre..."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

5. "Nuk kam asnjë 9 të vetme në dëftesë nga klasa e parë deri në fund të gjimnazit! Kush më njeh e di... Nuk dilja kurrë dhe vetëm mësoja! Madje edhe mamin e kam patur zyshë në të njejtën shkollë ku mësoja, që mos t'i shpëtonte gjë!"

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

6. "Kumbari im është Rish Daija... Kompozitori i baletit të parë shqiptar "Halili dhe Hajria".

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

7. "Ishte një periudhë në Tiranë që treçereku i këngëve vërdallë kishin backvocal- et e mia!"

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

8. "Vitet 2009- 2010- 2011 kanë qenë një periudhë e çmendur portalesh. Nuk kishte gazetë vërdallë pa qenë emri im diku dhe 200 idiotsirat e shpikura! Kjo është arsyeja pse jam kaq shumë 'e zhdukur'"

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

9. "E keni parasysh një zë 'Baaabaaastaarss' në çdo këngëe koncert? Akoma zëri im..."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin

10. "Kam qenë një metalare e çuditshme në gjimnaz, flokë të gjata, syze...deri sa pash Sean Paul dhe pastaj jetën time mund ta ndiqni në YouTube."

10 gjëra që mbase nuk i dinit për Ronela Hajatin