Celebrity

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

16 Gusht 2018

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Sot, legjenda e muzikës, Madonna, feston 60-vjetorin e lindjes. E lindur në Michigan të 1958-ës, Madonna ishte fëmija i tretë nga 6 fëmijët e familjes së thjeshtë Italo-amerikane. Asokohe, nuk ja merrte mendja askujt se ajo vogëlushe do të njihej nga e gjithë bota me një emër të vetëm, por librat e historisë do të tregojnë se ja doli.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Ndoshta ishte vdekja e nënës së saj kur ajo ishte vetëm 5 vjeç, që vendosi ta ndryshoi tërësisht jetën. Donte të kishte një jetë jo provinciale dhe një familje të madhe. Sot, 60 vite më vonë, Madonna është një nga gratë më të pasura në industrinë muzikore dhe një nga emrat ikonë të saj.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Rrugëtimi i saj nisi kur ajo mbërriti në New York me asgjë tjetër përveçse një palltoje dhe 35$. Ndryshe nga legjendat e tjera, jeta e të cilave është shkëputur në mënyrë tragjike Madonna diti si ta ruante dhe marketonte veten përballë famës. Kur ekspozonte jetën private para botës, e bënte sipas mënyrës së saj.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Në fund të viteve ’80-të, ajo ishte kthyer në figurën që përfaqësonte rininë, seksin dhe qejfin, e ndërsa në punë ishte serioze dhe shumë korrekte.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Në tekstet e këngëve të saj, nuk ishte kurrë një viktimë dhe në skenë nuk performonte për një zemër të thyer. Ajo ishte e vetë-krijuar.

Shekulli i 21-të është pothuajse dekada e 3-të e karrierës së saj dhe Madonna vazhdon ende të jetë po aq e fuqishme në industrinë e saj. Stadiumet ende mbushen plot kur ajo performon, pasi diva di të jetë sa artiste aq edhe kontemporane.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Kritikat dhe pakënaqësitë lidhur me figurën e saj nuk do të shuhen kurrë, por duke e prezantuar veten si një femër me superfuqi, ato s’janë një pengesë për të.

Madonna 60-vjeç: Si kjo grua e shndërroi veten në ikonë!

Edhe në 2018-ën, Madonna vijen të jetë po aq e përfolur sa në fillimet e saj, pasi çdo veprim i i saj kërkon vëmendje.

Në të 60-at e saj ajo është ikonë. Ajo është ende Madonna!