Pak ditë më parë, në një intervistë për “Edicionin Veror”, Ronela Hajati tha për debatin e saj me Kozeta Kurtin “nuk e njoh, pse jeton?” E gjithë kjo ishte në përgjigje të deklaratës së gjatë që Kurti postoi muaj më parë kundrejt Ronelës.
Pyetja e Ronelës mori përgjigje në Instagram Stories. “jam e njëjta që të bëja pyetje nga studioja e ngrohtë e Ora News e ti më përgjigjeshe nga shkallët e ftohta të Universitetit Politeknik. T’u kujtova?” shoqëruar me një zemër ironike.
Nuk është e qartë në Kurti i referohet një interviste specifike apo thjesht luan me fjalët dhe kontrastin mes studios televizive dhe shkallëve të universitetit.
“Ronelës së nxituar,” e mbyll ajo.