Gjatë një koncerti në Nashville këtë të enjte, më 23 gusht, Beyonce na e provoi sërish që vështirë se mbretëresha të rrëzohet. Graviteti bën punën e tij, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për Beyonce- n.
Beyoncé almost fell down the stairs and she handled it like the Queen that she is. ? #Nashvillehttps://t.co/m47AMvyWCv #OTRII pic.twitter.com/aO5dISsBKb
— BEYONCÉ LEGION (@BeyLegion) August 24, 2018
Në performancë e sipër, artistja shihet teksa zbret nga shkallët, për t’iu bashkuar të shoqit në qendër të skenës.
Në shkallën e tretë diçka shkon keq, ajo pengohet, këmba i lëkundet por arrin ta kontrollojë ekuilbrin në mënyrë perfekte.
Qëndron si diva, ngre këmbën lart më pas shkel mbi tokë dhe largohet sikur të mos ketë ndodhur kurrë, asgjë.