Dëshmitarët e Jehovait i përkasin fesë së krishterë, por preferojnë të përdorin përkthimin e tyre të Biblës. Ata shpërndajnë literaturë derë më derë dhe nuk festojnë festat apo ditëlindjet. Gjithashtu, Dëshmitarët e Jehovait refuzojnë tranfuzionet e gjakut dhe nuk shërbejnë në ushtri.
Në listën e mëposhtme renditen disa prej figurave më të rëndësishme botërore që i përkasin kësaj feje.
Prince
Princ u pagëzua si Baptist kur ishte ende foshnje dhe u rrit si i tillë. Iu bashkua Dëshmitarëve të Jehovait në vitin 2001, shkurtimisht pasi e ëma u nda nga jeta.
Serena Williams
Serena Williams u rrit në një familje Dëshmitarësh dhe e praktikon fenë sot e kësaj dite. Ajo s’do ta festojë ditëlindjen e parë të së bijës, sepse bie ndesh me parimet e fesë.
Michael Jackson
Michael dhe gjithë vëllezërit dhe motrat e tij, u rritën në një familje pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait. Është ende e paqartë nëse Mbreti i Popit e praktikonte ende fenë para se të vdiste, por fëmijët e tij po rriten njësoj si ai.
Selena
Këngëtarja latine, Selena, ishte Dëshmitare aktive deri kur u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.
Coco Rocha
Modelja kanadeze, dikur ndër të preferuarat e Naomi Campbell, është Dëshmitare e Jehovait.
Terrence Howard
Aktori Terrence Howard shprehte prej kohësh dëshirën për t’u bërë pjesë e fesë. Tani, ai dhe gruaja e tij, po i rrisin fëmijët sipas parimeve të Dëshmitarëve të Jehovait.
Valerie Campbell
Nëna e supermodeles Naomi Campbell, e ndjeu më shumë se kurrë nevojën e fesë në jetë kur u diagnostikua me kancer në gji, në vitin 2005.