Karriera ka të ngjarë t’ju sjellë lajme të mira në fund të muajit, vetëm pas Hënës së Plotë më 26 gusht, e cila jo vetëm e zgjeroi reputacionin tuaj, por ju solli edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash. Nëse u morët me një punë të re në atë kohë, përfitimet e ofruara nga kompanitë e ndryshme qenë shumë bujare.
Gjithashtu në fund të muajit të kaluar, Marsi, planeti i veprimit, u kthye nga prapavija, kështu që zhgënjimi se disa gjëra ecën ngadalë do të zhduket si me magji. Mërkuri ishte gjithashtu në prapavijë, por për fat të mirë kjo periudhë ka mbaruar tashmë.
Teksa futeni në shtator, mund të merreni ende me disa detaje të pazgjidhura. Progresi më i rëndësishëm në karrierën tuaj do të jetë atëherë kur Marsi “të udhëtojë” tek Peshqit më 31 dhjetor. Karriera do të bëhet emocionuese në fund të vitit.
Mërkuri do të jetë në prapavijë më 16 nëntor deri më 6 dhjetor. Koha më e mirë është 7-30 dhjetori, megjithatë duhet të jeni të përgatitur kur mundësia t’ju trokasë në derë, prandaj nisni të merreni me CV-në gjatë këtij muaji.
Shtëpia dhe familja do të bëhen qëllimi kryesor pas Hënës së Re tek Virgjëresha. Ajo do të jetë e ëmbël si sheqer duke mbështetur Diellin dhe Hënën tek Urani dhe Saturni. Nëse keni plan për një shtëpi të re, mund ta gjeni këtë muaj.
Më datë 11 shtator, do të përjetoni disa çaste emocionuese, kur Dielli dhe Jupiteri të sinkronizohen me njëri-tjetrin duke hapur rrugë të mbara për bisedimet mbi marrëveshjet e biznesit fitimprurës. Në të njëjtën ditë, Jupiteri dhe Plutoni do të jenë në kontakt deri në vitin 2020. Ky aspekt mund të sjellë një detyrë të re që do të ketë fuqinë për të zgjeruar financat.
Ngjarjet e bukura do të vazhdojnë të rrokullisen edhe gjatë fundjavës së 15-16 shtatorit. Sërish pasuria e patundshme, prindërit/familja, paratë do të jenë gjithë lajme të këndshme.
Shmangni 18 shtatorin sepse parashikohet si një ditë e vështirë që mund t’ju sjellë shqetësime. Nuk favorizohen udhëtime, sepse Marsi në Shtëpinë e Nëntë të Udhëtimeve do të ndeshet me Uranin, planetin e ngjarjeve të paprituta. Mos nënshkruani asnjë kontratë, mos nisni ndonjë çështje ligjore, mos u takoni me profesorin, redaktorin apo ndonjë producent. Shmangini!
Hëna e Plotë e 24 shtatorit do të jetë një moment i ashpër pasi Saturni do të vihet në kundërshtim të plotë me të dhe sundimtarin tuaj, Mërkurin. Mund të harxhoni disa të holla duke marrë pjesë në një festë.
Ka gjasë që të ndiheni të lodhur dhe të keni nevojë për disa pushime. Për fat të mirë, Marsi do të mbështesë Diellin, kështu që do të argëtoheni, pa merak.
Ju mund të ndiheni të etura për të udhëtuar të dashura Gaforra, kështu që para se të ndryshoni sezonin dhe të nisni punën, filloni t’i përkushtoheni vetes. Jepini një shans për t’u çliruar e për të udhëtuar në një rajon të afërt malor; ndoshta afër ndonjë liqeni, lumi etj.
Partneri juaj ka qenë pak si i tendosur këto kohët e fundit dhe ju po ashtu. Udhëtimi së bashku mund t’ju ofrojë të dyve një mundësi të mirë për t’u qetësuar. Zgjedhja e një mjedisi pranë natyrës do t’ju lejojë të thithni energjinë e njëri-tjetrit, të relaksoheni dhe të forconi lidhjen. Largimi pas 9 shtatorit do t’ju bëjë ta shihni partnerin me zemër të hapur dhe sy krejt tjetër.
Gaforret e lindura në qershor kanë qenë nën presionin më të madh të Saturnit në 2018-n, kështu që jeta mund të jetë kthyer në një sërë detyrash të vështira dhe pak kohë për argëtim. Hëna e Re e 9 shtatorit do të ndryshojë pak situatën, do të jeni më të qeshur dhe do t’i shijoni më shumë marrëdhëniet me të tjerët dhe partnerin.
Nëse keni në plan të ktheheni në shkollë/universitet, merrni një vendim kyç për semestrin e ardhshëm menjëherë pas datës 9, në mënyrë që gjërat të qartësohen. Nga ana tjetër, nëse do të jeni duke përgatirur një dokument të rëndësishëm me shkrim, pa merak sepse do ta dorëzoni në fund të muajit.
Mund t’ju kërkohet të nënshkruani një kontratë më 9 shtator dhe nëse po, do të keni mundësi të arrini marrëveshje me palën tjetër. Kërkojini avokatit tuaj të shikojë nëse është gjithçka në rregull apo jo. Çdo sipërmarrjeje që do t’i hyni do të jetë e orientuar drejt fitimit dhe gjasat janë që të bëhet akoma më mirë nëse filloni 10-11 shtator, 2 nga ditët më të mira të vitit.
Karriera do të jetë fokusi juaj kryesor. Keni arritur aty ku jeni përmes shumë pengesash dhe me punë mund t’ia dilni pa frikë fare.
Nëse merrni ndonjë promovim ose rriteni në pozitë, kini parasysh që puna do të jetë me orë të gjata, por e këndshme. Nuk shquheni si njeri që i bëni bisht punës së vështirë dhe do të punoni për diçka që do t’ju bëjë krenar.
Shmangni 18 shtatorin për të bërë ndonjë gjë të rëndësishme, pasi Marsi bie ndesh me Uranin, planetin e të papriturave. Do të jetë një ditë e nxehtë dhe e tensionuar, prandaj më mirë mos veproni fare. Që kur Marsi filloi të ndeshej me Uranin, bota ka parë zjarre të dhunshme, tërmete, vullkane dhe fatkeqësi të tjera natyrore.
11 dhe 12 shtatori do të jenë të mrekullueshme, romantike, mahnitëse. Nëse jeni në një lidhje dhe dëshironi të martoheni, shtatori mund t’ju lejojë të vendosni plane së bashku. Data romantike e muajit është 10 ose 11 shtatori.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.